TIRANE- “Arrest me burg” vendosi dje Gjykata e Durrësit për 15-vjeçarin Endrin Varaku, i akuzuar për vrasjen e shokut të shkollës, Adriatik Tota, para 3 ditësh në Shkozet të Durrësit. Seanca është zhvilluar në orën 14:20 në Gjykatën e Durrësit, kur 16-vjeçari ka pranuar vrasjen, ndërsa është shfaqur i penduar në sallën e gjyqit për vrasjen e Adriatik Totës. Ndërkaq, gjykata ka lënë në burg edhe mësuesin Thoma Llazari, i cili akuzohet për “moskallëzim të krimit”, pasi ka qënë i pranishëm gjatë krimit, por kur është pyetur nga efektivët nuk ka treguar emrin e autorit.
Mbrojtja e mësuesit kërkoi një masë më të lehtë, për shkak se ai i kishte dhënë deklaratat në kushtet e tronditjes së rëndë. Ndërkaq, gjatë seancës së djeshme, avokatët e Varakut i’a kanë lënë në dorë gjykatës masën e sigurisë, ndërsa prokuroria pretendon se ka të gjitha provat e grumbulluara, përveç faktit që edhe ai minoreni e ka pranuar krimin. Me anë të avokatit mbrojtës, Varaku ka kërkuar falje për atë që ka ndodhur, si dhe i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes së Adriatik Totës. Adoleshenti Varaku akuzohet për veprat penale të “vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Varaku ka deklaruar përmes avokatit se armën e kishte gjetur buzë lumit Erzen dhe ishte penduar për këtë krim të rëndë. Nga ana e saj, prokuroria thotë se nxënësi e kishte futur më parë armën e montuar, në dollapin e veglave të punës, në ofiçinën ku zhvillonin mësim. Sipas saj, i riu ka marrë armën dhe është kthyer në klasë duke qëlluar drej 17-vjeçarit Adriatik Tota. Në sallën e gjyqit ndodhej edhe psikologia e cila konfirmoi se i riu është tërësisht i penduar për krimin e kryer. Ajo bëri me dije se i mituri ka nevojë për trajtim psikologjik urgjent, pasi ka ndjesinë e përhershme të fajit. Ndërkaq, ajo tha se nxënësit vinin nga kultura të ndryshme.
Skena e krimit
Ditën e djeshme është zbardhur skena e krimit në shkollën “Beqir Çela” në Shkozet të Durrësit, 3 ditë më pare. Të dy nxënësit, si autori i vrasjes, ashtu edhe viktima kanë bërë një orë mësim dhe mësuesi u kishte dhënë 10 minuta pushim. Në këtë moment disa prej nxënësve kanë qëndruar brenda, ndërsa disa kanë dalë jashtë. Viktima qëndroi brenda dhe autori ka shfrytëzuar rastin për ta qëlluar për vdekje me 2 plumba të pushkës së montuar, ku një goditje ishte fatale, pasi plumbi I hyri në vesh dhe doli në qafë. Disa prej nxënësve e kanë parë ngjarjen, pasi kanë qenë brenda ofiçinës dhe dhanë përshkrimet e tyre për policinë dhe prokurorinë.
Për prekjen në sup
E gjithë ngjarja e rëndë duket se ka pasur shkak prekjen në sup në kohën kur ishin në autobus. Varaku nuk e ka duruar dot momentin e prekjes, pasi edhe para 1 muaji ishin konfliktuar me njëri-tjetrin. Prokurorja Enkelejda Xhengo tha se Varaku atë ditë kërkoi të bënte mësim me mësuesin Thoma Llazari, pasi mungonte mësuesi tjetër. Prokurorja tha ishin konfliktuar më parë për prekjen në sup, ndërsa arma ishte gjetur nga Varaku buzë lumit Erzen dhe e fshehu në dollapin e veglave. Sipas prokurores, arma me 2 karikatorë nuk u shkrep në fillim dhe pasi viktima ngriti duart përpjetë autori ia zbrazi plumbat në kokë.
Shkrimi u publikua sot (07.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com