Me kërkesë të Prokurorisë Elbasan, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-kryetarin e Bashkisë Prrenjas, Bajazit Karriqi.
 
Karriqi dyshohet për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve”.
 
Masa e sigurisë është zbatuar nga forcat e Policisë se Shtetit.
 
Prokuroria e Elbasanit ka krijuar dyshime të arsyeshme se Karriqi ka falsifikuar dokumentet e punësimit të rreth 12 persona në kohën që po largohej nga detyra, gjatë verës së vitit 2015. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com