FIER - Gjykata e Fierit ka lënë në burg Adem Gecin, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht për tre vjet me radhë me vajzën e tij 16 vjeçe.
Pala mbrojtëse ka kundërshtuar vendimin e gjykatës, pasi ka kërkuar një masë më të butë për të pandehurin, madje ka deklaruar se çështja do t’i kalojë Apelit.
Ademi u akuzua se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e tij, madje sipas dëshmisë së vajzës mendohet se abuzimi ka nisur qëkur vajza ishte vetëm 13 vjeç. Të njëjtat burime thanë se 58-vjeçari me origjinë nga Tropoja ka shfaqur prej kohësh probleme mendore.
Kallëzimi për rastin konkret është bërë nga vajza e tij 16-vjeçare në komisariatin e Policisë Tropojë, pasi vajza kishte rreth tre muaj që ishte larguar nga banesa e babait dhe kishte shkuar tek të afërmit e saj në rrethin e Tropojës.
Vendimi i gjykatës ka irrituar edhe bashkëshorten e tij të dytë, e cila e ka cilësuar të padrejtë, pasi sipas saj i shoqi vuan nga probleme mendore dhe psikike. 58-vjeçari ndërkohë është dërguar në dhomat e paraburgimit në Rrogozhinë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com