HAGE–Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është liruar përkohësisht nga burgu. Lajmin e bëjnë të ditur për mediat anëtarë të partisë së tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. “Tribunali Ndërkombëtar për krime lufte në ish-Jugosllavi, ka vendosur që ta lirojë përkohësisht ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj”, thanë zyrtarë të kësaj partie.
Ndërkohë, Haradinaj do të kthehet sërish në Hagë, pasi seancat e fundit gjyqësore pritet të mbahen më 25 dhe 26 qershor. Në këtë proces janë përfshirë edhe dy bashkëluftëtarët e Haradinajt, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj. Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, por Tribunali vendosi për një rigjykim të pjesshëm, i cili filloi në korrik të vitit 2010. Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj akuzohen për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës”.
(rd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com