Gjykata e Hagës mbyll zyrat
në Prishtinë e Zagre

Gjykata e Hagës mbyll zyrat <br />në Prishtinë e Zagre
HAGE- Pasi OKB-ja i zgjati mandatin edhe për dy vjet të tjera, Gjykata e Hagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi njoftoi se shpall të mbyllura zyrat e saj në Kosovë dhe Kroaci.

Përmes një komunikate, gjykata shtoi se mbyllja e zyrave në Prishtinë dhe Zagreb po bëhet në përputhje me strategjinë e përfundimit të detyrave që i kanë mbetur.
Ndërkaq, ajo shtoi se zyrat në Beograd dhe Sarajevë do të mbeten të hapura për të vazhduar mbështetjen e punës së gjykatës.

Kreu i saj, gjykatësi Theodor Meron ka lavdëruar punën e stafit në të dy zyrat që po mbyllen. Ai tha se këto zyra kanë punuar për të vënë drejtësinë në vend dhe për të kthyer besimin tek etnitetet e prekura. Që nga themelimi i saj në vitin 1993, Gjykata e Hagës ka pasur të hapura gjashtë zyra në Beograd, Sarajevë, Zagreb, Prishtinë, Banja Luka dhe Shkup.
(sg/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit