TIRANE - Genc Ferhati, Pajtim Serinai, Arjanit Luli, Ditmar Reçi dhe Klevis Kardashi do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila i akuzon ata se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kërcënuar e gjobitur me 13 mijë euro shtetasin J.B.
Vlerësimi i masave të sigurisë është bërë në një seancë me dyer të mbyllura këtë të mërkurë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërsa ka qenë gjyqtari Klodian Kurushi që ka vlerësuar të ligjshëm ndalimit dhe ka lënë në burg të arrestuarit.
Burime për A1Report nga gjykata bënë me dije se të arrestuarit nuk e kanë pranuar akuzën dhe kanë kërkuar lirim të menjëhershëm, por paçka kësaj gjykata ka lënë në fuqi arrestin.
Dy ditë më parë blutë e Tiranës arrestuan këtë grup personash i cili drejtohej nga Ferhati nëpërmjet Skypit nga burgi i Peqinit, ndërsa në kërkim janë shpallur Elvis Karoli dhe Arben Haxhihyseni.
Sipas policisë ka qenë shtetasi J.B i cili ka denoncuar se në muajin shkurt është dhunuar në Tiranë nga personat e arrestuar, pasi sipas tij ata i kishin futur kokën në kovë me ujë në një banesë në zonën e Tiranës së re dhe i kërkonin pagesë e lekëve.
Po ashtu në kallëzimin e tij J.B ka deklaruar se në telefon Genc Ferhati i ka deklaruar se gjithë jetën do punosh për ne.
Arrest me burg
1.Genc Ferhati,
2.Pasjtim Serinai,
3.Arjanit Luli,
4.Ditmar Reçi
5.Klevis Kardashi
Ne kerkim
1.Elvis karoli
2.Arben Haxhihyseni
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO