TIRANE - Rrëzohet kërkesa e ish-zëvendës drejtorit të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, (ALUIZNI-T), Sokol Hasani për nisje procedimi penal ndaj Kryeministrit Berisha për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi. Togat e zeza të Gjykatës së Lartë lanë në fuqi vendimin e Prokurorisë, sipas së cilës nuk ka asnjë provë që të vërtetojë akuzat e Hasanit.
Në një prononcim për gazetën Shqiptarja.com Sokol Hasani shprehet se Berisha shkeli ligjin 9482 duke lejuar dhënien e një sipërfaqeje më të madhe toke një subjekti ndërtimi.
Vetëm para pak ish-zv/drejtori i ALUIZNIT paditi në Prokurorinë e Tiranës skemën abuzive që u përdor nga inspektorët në legalizimet e objekteve.
Sipas kallëzimit të Hasanit shkeljet nuk janë bërë vetëm për objekte të veçuara, por edhe për blloqe të tëra.
Sipas tij, bizneset e rrugës “Myslym Shyri” të ngritura në katet e para të pallateve, janë regjistruar për t’u legalizuar si banesa. Në këtë mënyrë, ato do të llogariten me çmimin e favorizues të shtëpive dhe jo me çmimin e tregut për biznese.
Në padinë e tij Hasani akuzonte Kryeministrin për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi. Por nga ana e Prokurorisë së Tiranës u vendos mbyllja e hetimit me arsyetimin që nuk u paraqit asnjë provë për akuzat. Ndërkohë që Sokol Hasani u drejtua në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar prishjen e vendimin të Prokurorisë dhe regjistrimin e procedimit penal ndaj Berishës, çështje që u pushua ditën e djeshme.
(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com