Gjykata e Lartë ka lënë në arrest me burg deputetin e Qarkut të Lezhës, Armando Prenga me arsyetimin e se përbën rrezikshmëri të lartë shoqërore, nisur nga akuzat ndaj tij.
Ndaj Prengës rëndojnë tre akuza: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve luftarake” në ambientet publike, “Plagosjes së rëndë me dashje”në bashkëpunim dhe të “Kanosjes” në bashkëpunim.
Vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë është marrë nga pesë gjyqtarë. Në vendim është pasqyruar dhe një vendim pakice, që nuk pajtohem me masën arrest me burg.
Sipas ‘mendimit të pakicës’, “askush nuk mund t’i nënshtrohet masave të sigurimit personal, nëse në ngarkim të tij nuk ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në prova”.
Deputeti i Qarkut të Lezhës, Armando Prenga, i cili mbahet me “arrest me burg”, në një letër të shpërndarë për mediet ku flet për ngjarjen e ndodhur në Laç, ku pati një përplasje me familjen Cali për shkak të pretendimeve mbi Lagunën e Patogut, shprehet se, nuk ka qëlluar me armën në përleshjen e dy familjeve pranë Komisariatit të Policisë Laç.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com