'Shqiptarët s'kanë marrë drejtësi në Gjykatën e Lartë'/ Sadushi bën bilancin: Drejtësia e vonuar, drejtësi e mohuar! Në 8 muaj 3 gjyqtarë shqyrtuan mbi 2 mijë dosje

Nga Gjykata e Lartë shqiptarët nuk kanë mundur të marrin drejtësi në dekadën e fundit. Shkak sipas zv. kryetarit të kësaj gjykate, Sokol Sadushi ka qenë drejtësia e vonuar, pasi aktualisht po shqyrtohen dosjet e vitit 2010-2011. Në një bilanc të 8 muajve në krye të Gjykatës së Lartë ai tha se ka shqyrtuar së bashku me dy kolegët 2 mijë çështje, ndërsa sytë i kanë nga KLGJ për të plotësuar vakancat në këtë gjykatë.

Shqiptarëve prej 2010 u është mohuar drejtësia nga gjykata e lartë. z. Kryetari i kësaj gjykate Sokol Sadushi pranon për herë të parë se në vitin 2020 ata janë ende duke gjykuar dosje të 2010-2011. Sadushi u shpreh se ndër çështjet e depozituara në këtë gjykatë është edhe rekursi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili do të ketë një vendimmarrje të shpejtë.

Pyetjes se kur do të plotësohet Gjykata e Lartë, Sadushi u përgjigj se gjithçka varet nga këshilli i lartë gjyqësorë dhe optimizmi është që në muajt e parë të 2021.

Në një bilanc të vendimeve të marra që në kompletimin e kolegjeve me tre gjyqtarë mes tyre Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe gjykata e lartë rezulton se ka shqyrtuar rreth 2 mijë çështje.

Këto çështje janë të ndara në prill-dhjetor 2020 me një total 1,957 çështje, nga të cilat 858 vendime (përfundimtare dhe të ndërmjetme) që i përkasin Kolegjit Administrativ, 627 vendime të Kolegjit Civil dhe 471 vendime të Kolegjit Penal.

Duke u ndalur tek përzgjedhja e gjyqtarëve për në kushtetuese, Sadushi tha se duhet së paku të bëhet e Larta me 15 anëtarë. Gjykata e Lartë përbëhet nga 19 anëtarë, aktualisht ka vetëm tre ndërsa ka një ngarkesë prej 35 mijë dosjesh të akumuluara ndër vite dhe që janë në pritje të një vendimmarrje.

Sokol Sadushi

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit