Gjykata Evropiane e Drejtësisë: Apple do i paguajë BE 13 mld € taksa të prapambetura, lihet në fuqi gjoba 2.4 mld € për Google

Gjykata Evropiane e Drejtësisë: Apple do i paguajë BE 13 mld € taksa të prapambetura, lihet në fuqi gjoba 2.4 mld € për Google

Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi që Apple t’i paguajë Bashkimit Europian 13 miliardë euro taksa të prapambetura. Akuza ndaj Apple daton në vitin 2016, nga kur pretendohet se Apple kishte siguruar një marrëveshje me autoritetet irlandeze që i mundësonte lehtësira tatimore.

Blloku kërkon prej kohësh që Apple të paguajë miliarda taksa për dy subvencione irlandeze që kompania argumenton se janë kryesisht të tatueshme në Shtetet e Bashkuara. Duke argumentuar se ata po i nënshtroheshin taksimit të dyfishtë dhe se situata nuk përjashtonte ndihmën shtetërore nga Dublini, Apple fillimisht fitoi një vendim kundër Komisionit Europian për të anuluar urdhërpagesën.

Po ashtu, Gjykata më e madhe e Bashkimit Evropian vendosi që Google duhet të paguajë gjobën 2.4 miliardë euro për shkelje të rregullave të konkurrencës në Union.

Prej 2017 Google akuzohet nga BE se i jep përparësi lidhjeve të veta në Google Shopping gjatë kërkimit në platformë, duke shkelur kështu rregullat e konkurrencës.  Gjoba për Google është vendosur që më parë, por kompania teknologjike e apeloi në Gjykatën Europiane të Drejtësisë.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre