Gjykata e Lartë shpall moskompetencë për gjykimin e dosjes Tom Doshi, Mark Frroku e Durim Bami, të pandehur për akuzën e kallëzimit të rremë në lidhje me atentatin për eliminimin fizik të deputetit Tom Doshi.

Ky gjykim, sipas kolegjit penal të Gjykatës së Lartë, duhet të vazhdojë nga Krimet e Rënda, pasi me ndryshimet kushtetuese Gjykata e Lartë s’ka më kompetencë. Me vendimin e kësaj të enjteje kjo është dosja e tretë që kalon për gjykim te Krimet e Rënda pas procesit të Alfred Pezën, Astrit Veliajt si i paditur nga një qytetar dhe Doshit e Frrokut të pandehur për kallëzimin e rremë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com