Mbetja vakant e dy vendeve në gjykatën e lartë dhe rrëzimi 7 herë në parlament i kandidaturave të propozuara nga presidentit Bujar Nishani kanë detyruar kreun e gjykatës së lartë të mbledh për herë të parë këshillin e emërimeve në këtë gjykatë.
Sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e shtypit pranë gjykatës së lartë, këshilli i drejtuar nga kreu i kësaj gjykate Xhezahir Zaganjori ka miratuar dhe rregulloren e funksionimit të tij ku të gjithë kandidatët garues do të renditen sipas kritereve që ata përmbushin e më pas kjo listë do ti dërgohet presidentit i cili gëzon të drejtën e emërimit.
Këshilli i emërimeve përbëhet nga kreu i gjykatës së lartë, kreu i kushtetueses, ministri i drejtësisë, prokurori i përgjithshëm, përfaqëësuesi i këshillit të lartë të drejtësisë, kreu i dhomës së avokatës si dhe një gjyqtar i gjykatës së lartë.
Më 4 Maj presidenti Nishani do të shpallte këtë listë që ju shihni në pamje me 15 kandidatë 7 prej të cilëve nga rradhët e gjyqësorit dhe 8 nga rradhët e huristëve, ndërsa prej më shumë se 1 viti të propozuarit e Nishanit janë rrëzuar pa marë votat në parlament.
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO