Gjykata e Lartë, Nishani prova e
tretë e forcës me mazhorancën

Gjykata e Lartë, Nishani prova e<br />tretë e forcës me mazhorancën
TIRANE- Nishani e provën për herë të tretë forcën me Kuvendin. Ditën e djeshme kreu i shtetit shpalli garën për postin vakant në Gjykatën e Lartë, garë e cila hapet për herë të tretë, pasi dy dekretimet e mëparshme janë rrëzuar nga mazhoranca. Në dekretin e parë të kreut të shtetit u prezantuan dy kandidatura, Petrit Çeno dhe Gjovalin Përnoca, të cilat u rrëzuan fillimisht nga Komisioni i Ligjeve dhe më pas nga seanca plenare. Argumenti i mazhorancës ishte fakti se Nishani nuk kishte zbatuar procedurat e Kuvendit, duke marrë si bazë ligjin organik të Gjykatës së Lartë.

Ndërsa në dekretin e dytë të Nishanit, mazhoranca përdori sërish të njëjtin argument ku theksoi se Nishani nuk kishte zbatuar të gjitha kushtet ligjore, pavarësisht se ishin pro kandidimit të Alaudin Malajt. Kësioj gara e tretë e hapur nga Nishani bëhet edhe më delikate, pasi në dy dekretet e mëparshme janë rrëzuar nga mazhoranca që në komisionin parlamentar dhe më pas në seancë plenare.

Procedurat
Sipas procedurave të parashikuara, fillimisht Nishani hap garën ku i bën thirrjen të gjithë të interesuarve që të paraqesin dokumentacionin pranë presidencës. Pas kësaj, zhvillohen takimet me krerët e grupeve parlamentare.

Në takimet e shkuara, është rëndë dakord nga të gjitha palët që të respektohen të gjitha kriteret ligjore për të gjithë kandidatët në mënyrë që të marrë pëlqimin e të gjitha palëve. Kjo procedurë për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën e Lartë ka filluar që në datën 20 janar të vitit 2014 dhe ende nuk ka marrë pëlqimin nga mazhoranca që vendi bosh të plotësohet. Sipas njoftimit të presidencës thuhet se: “Në vijim të procedurave të filluara më datë 20 janar 2014 për përzgjedhjen e kandidatit për një vend vakant në Gjykatën e Lartë, me qëllim për t’i dhënë edhe personave të tjerë mundësinë për të konkurruar, ftohen subjektet e interesuara që brenda datës 30 qershor 2014 të paraqesin kërkesën për t’u përzgjedhur si anëtar të Gjykatës së Lartë. Të interesuarit, të cilët plotësojnë kriteret e parashikuara nga ligji, duhet të dorëzojnë në Institucionin e Presidentit të Republikës dokumentacionin”.

Akuzat
Opozita dhe mazhorancë që në muajin janar të këtij viti janë ndeshur në Kuvend përsa i përket dekreteve të presidenti. Socialistët kanë akuzuar shumë herë kreun e shtetit se po dekreton persona që janë njerëz të afërt me PD-në dhe që do të shërbejnë për interesa klienteliste. Rasti më konkret ishte diskutimi i dy dekreteve të parë, ku socialisti Armando Subashi theksoi se procedurat e nisura nga Nishani bëhet për të mbushur Kolegjin Administrativ që do të krijohet në Gjykatën e Lartë. por opozita nga ana e saj i ka cilësuar të gjitha refuzimet e bërë anga mzhoranca si tentativa për të goditur figurën e Presidentit të Republikës me synimin përfundimtar kapjen e institucioneve.

Përplasjet
Ndërmjet Nishanit dhe mazhorancës ka pasur edhe përplasje të tjera. Konkretisht kreu i shtetit ka kthyer disa ligje si akti normativ për të shtyrë fuqizimin e ligjit për nëpunësin civil apo shkarkimin dhe emërimin e kreut të ri të ILDKP-së. Në këto dy raste mazhoranca ka hedhur akuza të rënda ndaj Nishanit ku ka theksuar se ai është nj ushtar i Partisë Demokratike. Krahas kësaj, përplasje më e fortë po zhvillohet ende në Gjykatën Kushtetuese. Shkarkimi i Zana Xhukës nga ILDKP dhe emërimi në krye të këtij isnitucionit Shkëlqim Ganaj ka bërë që Nishani t’i drejtohet Kushtetues për uzurpim kompetencash. Kësisoj pritet vendimi përfundimtar i kësaj gjykate, i cili do të prodhojë sërish një debat ndërmjet palëve.

Braho: Nishani duhet të shkarkohet nga posti
Deputeti i LSI-së, Spartak Braho ka kërkuar më parë që Komisioni i Ligjeve të ndëmarr nisma konkrete për të shkarkuar Presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Në mbledhjen e datës 14 maj të Komisionit të Ligjeve, Braho ka thënse se: “U bë i dyti rast që Presidenti i Republikës nuk paraqet argumentet në relacionin e kandidatëve.

Shkel rëndë Kushtetutën, shkel rëndë ligjin, ndaj unë propozoj që ndaj Presidentit të Republikës të nisin masat për shkarkimin nga detyra. Ky President jo vetëm këto dy herë, por sa të jetë gjallë nuk do të zbatoj kriteret. Së dyti ashtu siç shprehet tek relacioni, kandidati nuk përmbush të gjitha kushtet ligjore. Çështja është se ky President nuk njeh ligjin, do të vazhdojmë ne që ta edukojmë këtë President? E vetmja alternativë është që të nisim procedurat për ta shkarkuar atë. Për shkak të papërgjeshmërisë, Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese kanë kaluar në një handikap.

Ka anëtarë që u ka mbaruar mandati dhe vijojnë që të japin vendime. Kjo është të luash mendsh. Jemi komisioni më i rëndësishëm dhe duhet të vrasim mendjen se si do t’i japim zgjidhje këtij problemi.” Por, kësaj deklarate të Brahos i ka dalë kundër vetë kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i cili në një prononcim për një media ka thënë se kërkesa e Brahos ka qenë vetëm një shpërthim djaloshar. Gjithsesi, ndërmjet PS e LSI është rënë një dakortësi publike se ndaj kreut të shtetit duhet të ndërmerren nisma për ta shkarkuar presidentin Bujar Nishani.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur