TIRANE- Komisioni i Ligjeve kaloi me votat e mazhorancës dekretin e Presidentit Bamir Topi për emërimin e Artan Zenelit, aktualisht kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës në postin e anëtarit të Gjykatës së Lartë. Presidenti Topi firmosi dekretin më 1 shkurt por që prej asaj dite dekreti u mbajt në sirtaret e Kuvendit për të dalë vetëm sot, një ditë para se Topi t’i dorëzojë postin presidentit të zgjedhur Bujar Nishanit. Afati i fundit për ta shqyrtuar dekretin ishte prilli.
Sot ishte seancë dëgjimore për Artan Zenelin në Komisionin e Ligjeve. Opozita abstenoi ndaj kandidaturës, ndërsa nga deputetët e mazhorancës votoi kundër vetëm Enkelejd Alibeaj.
Konferenca e Kryetarëve miratoi para tre ditësh propozimin e mazhorancës që Komisioni i Ligjeve të mblidhet sot në mesditë për të zhvilluar një seancë dëgjimore me kandidatin për në Gjykatën e Lartë, Artan Zeneli.
Artan Zeneli propozohet nga presidenti Topi për herë të dytë, pasi në vitin 2008 ai u rrëzua në Kuvend nga mazhoranca, ndërsa votohej bashkë me Kristaq Trajën dhe Zamir Podën, Altina Xhoxhajn, Medi Bicin. Por, me dekret të Presidentit të Republikës, Artan Zeneli është kandidati që i kthehet sërish për votim Kuvendit për të qenë anëtar i Gjykatës së Lartë.
Në vitin 2009 Zeneli u zgjodh nga KLD, kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, mandati i të cilit është 4 vjeçar. Artan Zeneli ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Më pas ka filluar punë në organet e drejtësisë. Është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Pas disa vitesh në këtë gjykatë merr detyrën e kryetarit të gjykatës së kryeqytetit. Zeneli cilësohet si një gjyqtar profesional me një background të pasur në fushën e jurisprudencës, gjë që duket se ka ndikuar dhe në përzgjedhjen e kandidaturës së tij nga kreu i shtetit.
Komisioni i Ligjeve diskutoi sot një seancë dëgjimore dhe për projektligjet -“Për organizimin dhe funksionimin e konferencës gjyqësore kombetare” dhe “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, ku u dëgjua kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com