Artan Alimuçaj djali i ish-bosit të VEFA-s, Vehbi Alimuçaj do të qëndrojë në burg për të shlyer dënimin e dhënë ndaj tij për pastrim parash.

Këtë e ka vendosur Gjykata e Lartë e cila ka rrëzuar kërkesën e Artan Alimuçajt për pezullimin e dënimit penal dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë lënë në fuqi më pas edhe në apel për ekzekutim.

alimucaj vendimi
(Rrëzimi i kërkesës për pezullimin e dënimit)

Vendimi/Alimuçaj të vuajë 4 vite burgim
Artan Alimuçaj është dënuar me 4 vite burg, ndërsa paraditen e 6 korrikut ai u arrestua nga Policia e Tiranës dhe tashmë ndodhet në qeli.

Sipas dënimit të Gjykatës dhe hetimeve të Prokurorisë, Artan Alimuçaj është përgjegjës për pastrimin e 1 milion dollarëve.

Por në një reagim të pak ditëve më parë për Report Tv, bashkëshortja e Artanit deklaronte se pas arrestimit qëndron ish-bosi i VEFA-s, Vehbiu i cili ka ndikuar që t'i arrestohej i shoqi.
artan alimuca
(Artan Alimuçaj, djali i ish-bosit të VEFA-s, Vehbi Alimuçaj)
vehbi alimuca
(Ish-bosi i VEFA-s, Vehbi Alimuçaj)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com