Gjykata e Lartë refuzon lirimin nga burgu të ish-shefit të policisë në Lezhë! U arrestua se u jepte informacione grupeve kriminale
Ish drejtuesi i policisë Leonard Palushi
Gjykata e Lartë refuzon lirimin nga burgu për ish shefin e policisë Lezhë, Leonard Palushi. Ai është arrestuar me kërkesë të SPAK në kuadër të operacionit ‘Plumbi i Artë’. Palushi dyshohet se ka kryer manipulim provash në disa ngjarje kriminale teksa ka shërbyer si efektiv në Elbasan.
I pandehuri kërkon “arrest shtëpie” duke parashtruar si argument arsyet familjare si dhe faktin se për 4 muaj Prokuroria sipas mbrojtjes kishte kohë të mjaftueshme të mblidhte prova që ta dërgonte çështjen për gjykim.
Leonard Palushi akuzohet nga SPAK për orientim të gabuar të hetimit duke shpërdoruar detyrën për vrasjen e Emiljano Ramazanit. Ai u arrestua në kuadër operacionit "Golden Bullet".
Sipas burimeve, Palushi shiste informacion te grupet kriminale dhe dekonspironte aksionet. Ai është një personazh i njohur për mediat, pasi ka parë me sy vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha nga 21 vjeçari Aldi Rama.
Në dosjen e siguruar nga Shqiptarja.com dhe Report Tv thuhet se Palushi i porositur nga Erion Alibej financuesi i vrasjes së Emiljano Ramazanit, ka bërë gjithçka për të prishur hetimet, ndërkohë që si alibi kishte edhe faktin se nuk ishte në punë.
Në vitin 2020 Leonard Palushi ka qenë efektiv i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan ku ka ushtruar detyrën e Shefit të Sektorit për Hetimin e Krimeve. Në dosje theksohet se me kërkesë të Palushit është ndërruar leja vjetore e tij, nga data 16-31 korrik 2020 kur ishte planifikuar në 1-15 gusht 2020.
Ndërkohë që vrasja me armë e Emiljano Ramazanit ndodhi në datë 20 korrik 2020. Financues i kësaj vrasje ishte Erion Alibej, organizator Nuredin Dumani, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se do zbulohet pronari i 400 mijë € të vjedhura nga pastruesja?
-
Po
39.4%
-
Jo
55.2%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 277
Lajme të tjera
-
Precedenti ‘Mediu’/ A mund të rikthehet për gjykim Lulzim Basha për dosjen e rrugës Durrës-Kukës? Disa pikat e përbashkëta mes dosjes Gërdeci dhe Durrës-Kukës
25 Janar, 14:52
-
I dënuar me burgim të përjetshëm, Aldo Bare kërkon ulje të dënimit për sjellje të mirë! Avokati: Do të ankohemi sërish në Kushtetuese
20 Janar, 11:35
-
Plotësohet Kushtetuesja/ Gjykata e Lartë zgjedh Holta Zaçajn si zëvendësuesen e Vitore Tushës
16 Janar, 11:26
-
Akuza e Dumanit se porositi vrasjen e Endrit Dokles, SPAK kontroll në banesën e Ervis Martinaj në Surrel! Shtëpia 'e boshatisur'! Sekuestrohen dokumente
7 Janar, 20:28
-
Zhdukja e Ervis Martinajt, Prokuroria e Kurbinit kërkon marrjen në pyetje të ish-policit! Rekurs në Gjykatën e Lartë: Mos të lirohet nga burgu
6 Janar, 20:28
-
2022, një vit me zhvillime të rëndësishme për Gjykatën e Lartë të SHBA-së
2 Janar, 22:30
-
Bilanci 2022, Gjykata e Lartë: Është ulur ndjeshëm numri i çështjeve! Kujdes me rekurset abuzive, shumë nuk e kalojnë testin e pranueshmërisë
30 Dhjetor 2022, 14:06
-
Të dyshuar për spiunazh, Gjykata e Lartë lë në burg tre të akuzuarit, 2 rusë dhe 1 ukrainas
23 Dhjetor 2022, 10:18
-
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Aldo Baren
23 Dhjetor 2022, 09:22
-
Po kërkove azil në Britani përfundon në Afrikë! Gjykata e lartë pro vendimit të qeverisë britanike
19 Dhjetor 2022, 13:36
-
Nga autorë te porositës krimesh, Erjon Alibej ‘zbërthehet’ përpara 3 prokurorëve të SPAK
15 Dhjetor 2022, 18:09
-
Avokatët Penalist kërkojnë ndryshime ligjore, Visha: Gjykata e Lartë po gjykon pa dëgjuar palët
10 Dhjetor 2022, 18:00