TIRANE- “A ka raste korrupsioni në gjykatë? Sigurisht që ka. Vijnë nga vendime të papërgjegjshme të pushtetit gjyqësor. S’i mund të ndodh që në një rast kur personi qëllohet me automatik plumbat janë në mes e sipër dhe gjykata thotë që nuk është tentativë vrasje”- U tha kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori gazetarëve gjatë një bashkëbisedimi mesditën e sotme.
Kryetari i Gjykatës së Lartë kishte thirrur gazetarët për të sqaruar pozicionin e tij, pas një video të publikuar në emisionin "Fiks Fare", ku një sekser kërkon para në emër të tij.
Për Zaganjorin, ata që i përdorën emrin në video, "ishin disa mashtrues të ulur në një tavolinë" pasi ai nuk ka gjykuar asnjëherë çështje penale dhe rekursi i paraqitur nga personi, është rrëzuar unanimisht nga kolegji i Gjykatës së Lartë
“Askush nuk do arrijë të më korruptojë edhe për gjënë më të vogël. Karrigia e kreu të Gjykatës së Lartë, Xhezahir Zaganjori nuk është e rëndë dhe nuk mund të lëvizet. Unë mund të punoj siç kam punuar dhe më parë” u tha gazetarëve duke sqaruar pozicionin e tij.
Ndërsa sa i takon sistemit të drejtësisë, Zaganjori pranon se "Nuk mund të flitet për gjykatë të pavaruar dhe të paanashme. Kemi marrë masa, por nuk janë të mjaftueshme. Ligjet shpeshherë nuk zbatohen, që është një problem i madh për shtetin shqiptar dhe për drejtësinë".
Madje shton se edhe pse nuk do ta masivizojë me keqardhje shprehet se "gjyqet po kthehen në tendera."
Për Zaganjorin lufta ndaj korrupsionit në drejtësi do të duhet të fillonte me analizimin e çdo vendimi gjyqësor, një gjë të cilën ai vetë hezitoi ta bënte në lidhje me vendimin që kjo gjykatë kishte dhënë për mospranimin e rekursit për dosjen e tragjedisë së Gërdecit.
“Nuk komentoj vendimin e Kolegjit, për mos kalimin e çështjes në dhomën e këshillimit, nuk kam pasur kohë ta lexoj vendimin ” - u tha ai gazetarëve të cilët i kërkuan një koment.
Madje dhe në një moment tjetër u shpreh "Unë nuk komentoj vendimet e kolegëve të mi".
I pyetur për çështje konkrete si dosja e 21 janarit, Zaganjori tha “Një proces tepër i rëndësishëm. Kam urdhëruar që dosja të mbyllet në kasafortë për shkak të sigurisë. Është hedhur shorti shumë shpejt do të ketë përgjigje.”
Zaganjori prezantoi dhe punën e tij në Gjykatë të Lartë për të përmirësuar punën e kësaj gjykate.
ZAGANJORI : KA KORRUPSION NE DREJTESI
“Dua të falenderoj Fiks Fare për përpjekjet që ka bërë për rastet korruptive në fushën e drejtësisë. Unë e kam ngritur këtë problem se, si media mund të jetë më efikase në zbulimin e korrupsionit se sa shteti. Kam ndjekur me shumë vemendje edhe kritikat ndaj pushtetit gjyqësor por edhe ndaj meje. Kam lexuar disa artikuj dhe kam reflektuar, jo vetëm unë por i gjithë sistemi.
Unë në çdo rast do të përpiqem të them mendimin tim, apo të pranoj kur bëj gabime. Edhe nëse është thënë diçka që nuk më ka pëlqyer, unë e kam marrë si një shqetësim, qytetar, të medias, për të reformuar sistemin e drejtësisë dhe për disa probleme që shqetësojnë opinionin publik. Lufta ndaj korrupsionit është e vështirë, por jo e pamundur. Për këtë qëllim, duhen marrë masa dhe duhet bërë një analizë. Ka raste rraste korrupsioni në drejtësi.
Duhet bërë analiza e vendimeve gjyqësore, që mungon. Në rastin Cufaj kundër Shqipërisë, janë paguar 600 mijë euro për shkak të mos paraqitjes së rekursit nga ana e shtetit. Dhe kjo është një fitim i munguar. Pronat, ku për të njëjtën pronë dalin disa pronarë dhe shteti është i detyruar ti paguajë dhe shpeshherë vjen si shkak i vendimeve të gjyqësorit." tha Zaganjori.
"Si mund të ndodhë që plumbat qëllojnë njeriun në kraharor dhe gjykata thotë që nuk është tentativë vrasje", deklaroi Zaganjori. Sipas tij, ka probleme në drejtësi. "Korrupsioni në rradhë të parë duhet të zbulohet gjatë analizës së vendimeve, që ne nuk e kemi", tha ai.
Kreu i Gjykatës së Lartë tha se, "korrupsioni në drejtësi është forma më e shëmtuar e korrupsionit. Pasi jepet padrejtësi në emër të drejtësisë". "Nuk mund të flitet për gjykatë të pavaruar dhe të paanashme. Kemi marrë masa, por që nuk janë të mjaftueshme. Ligjet shpeshherë nuk zbatohen, që është një problem i madh për shtetin shqiptar dhe për drejtësinë" tha Zaganjori.
“Kur pranova këtë detyrë, e kam pranuar me një lloj idealizmi se e kam ditur që probleme ka, por duhet ti zgjidhim. Dështimi ose suksesi i kësaj gjykate, për vetë natyrës së punës së gjyqtarit, janë çështje të përbashkëta. Këtë ju kam kërkuar kolegëve të mi ditën e parë kur kam ardhur në Gjykatën e Lartë”, tha Zaganjori gjatë fjalës së tij.

(Foto: Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori)
ZAGANJORI: JA ÇKAM BERE GJATE KOHES QE JAM NE DETYRE
Nuk kam marrë fare pjesë në gjykime, pasi jam marrë me probleme të tjera, si reforma në gjyqësor.
Së pari: Numri i çështjeve të gjykuara është rritur ndjeshëm. Situata paraqitet problematike, pasi është trashëguar një volum pune, 10 mijë vendime dhe qytetarët presin që nga viti 2008.
Së dyti: Zbatimi i ndryshime në Kodet, për funksionim e gjyqësorit.
Së treti: Kam punuar për ndryshimin e strukturës së Gjykatës së Lartë. Duhet të kemi 34 këshilltarë, por aktualisht kemi 24 edhe pse ne kemi ambiente.
Së katërti: Kam larguar 10-15 persona dhe kam qenë i detyruar, ndërsa kam marrë ndihësa ligjore. E për këto kemi vënë disa kushte, kritere.
Së pesti: Menaxhimi i dosjeve. Ndodhte rëndon që kishte vendime të 2008 dhe mund të bëheshin gjykime të viteve 2010-2011. Kam dhënë urdhër që dosjet të merren me rradhë.
Së gjashti: Kam kërkuar raportim mujor për çështjet që trajtohen, pasi dikush bënte 6 çështje e një tjetër 30.
Së shtati: Kemi shtuar numrin e vendimeve unifikuese dhe kjo është e rëndësishme për gjyqësorin. Deri më tani janë 8 vendime unifikuese. 4 janë bërë dhe katër do bëhen. Kam kërkuar debat shkencor në lidhje me vendimet.
"Kemi mbledhur këshillin ekzekutiv të Konferencës Gjyqësore që nuk ishin mbledhur asnjëherë dhe kam kërkuar që ky organ Kushtetues të funksionojë. Kemi diskutuar për të përgatitur dhe ngritur probleme që shqetësojnë gjyqësorin shqiptar", tha Zaganjori.
Kreu i Gjykatës së Lartë ka bërë të ditur se, “vendimet e gjyqësorit janë të paqarta dhe nuk e përcaktojnë thelbin e problemit. Dhe kjo është përcaktuar me të drejtë nga KiE, si një nga mjetet kundër korrupsionit. Duhet edhe një bashkëpunim me pushtete e tjera. Pavarësia është një nga format më të rëndësishme të qeverisjes”.
ÇËSHTJET NË GJYKATA ZVARRITEN PA FUND
“Ka çështje që zvarriten pa fund, por nëse mblidhet një trupë i jep zgjidhje këtyre problemeve. Unë nuk kam pasur mundësi të njihem më parë, përveç se sot. Kritika ndaj pushtetit gjyqësor mungon në Shqipëri edhe pse të lë një shije të hidhur. Ishin disa mashtrues të ulur në një tavolinë dhe rrotullohej çështja. Nuk ka rëndësi emrin, Xhezahir Zaganjori dhe i kam kërkuar kolegëve të mi luftë ndaj korrupsionit, përfshirë edhe drejtësinë”, tha Zaganjori.
RASTI I EMRIT TIM ËSHTË NJË MASHTRIM I TRASHË
Median e konsideroj si aleatin më të mirë të sistemit gjyqësor. Këta janë indicie dhe po të uleni në tavolinat e gjykatave, aty do përmenden edhe kryetarë të qeverive, jo vetëm të Shqipërisë. Por do doja që këto probleme të verifikohen, të paktën një minimum. Në këtë rast, mashtrimi është shumë i trashë. Po ta kisha gjykuar çështjen, do ta kisha më të vështirë argumentimin.
Unë jam kryetar i Gjykatës së Lartë. Kur marr pjesë në gjykime, e drejtoj kolegjin, por kam marrë pjesë shumë pak. Këtu bëhet fjalë për një çështje penale dhe unë nuk kam gjykuar asnjë çështje penale, absolutisht dhe ky është mashtrim i pastër.
Personat absolutisht nuk i njoh edhe pse unë kam ushtruar detyrën e pedagogut për 30 vjet dhe më përshëndesin shumë. Mund të rastiste që unë të futesha në gjykim sepse këtu çështjet ose rrëzohen ose pranohen. Në rastin konkret është një person, Arjan Ndoka, i cili ka paraqitur një rekursë në Gjykatën e Lartë për të ndryshuar masën e sigurisë. Unë nuk jam në trupën gjykues dhe skam qenë në asnjë rast. Unë nuk planifikoj gjykimet dhe unë kam vetëm një urdhër për gjykimin me përpshpejtim të çështjeve. Më e rëndësishmja është që kërkesa, rekursi i paraqitur nga personi, është rrëzuar unanimisht nga kolegji, kur është shumë e qartë që personi ka bërë rekurs, por unë nuk kam drejtuar asnjë çështje penale.
“Askush nuk do arrijë të më korruptojë edhe për gjënë më të vogël. Bëj apel çdo qytetari që të denoncojë rastet korruptive. Edhe qytetarët që japin rryshfet bëjnë vepër penale. Karrigia e kreu të Gjykatës së Lartë, Xhezahir Zaganjori nuk është e rëndë dhe nuk mund të lëvizet. Unë mund të punoj siç kam punuar dhe më parë”, tha gjatë fjalës së tij, kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezahir Zaganjori.
KORRUPSIONI, JEPEN VENDIME ABSURDE
Duke komentuar deklaratën e ambasadorit Arvizu, kryetari i Gjykatës së Lartë tha: “Korrupsioni ka dhe duket kryesisht në analizën e vendimeve. Janë vendime absurde. Problemi është me zbulimin e korrupsionit. Është i vështirë por jo i pamundur. Pse vetëm Fiks Fare zbulon rastet e korrupsionit. Unë do përpiqem në maksimum të dënoj këtë rast”. “Ambasadori ka dashur të thotë të zbulohen rastet e të ndëshkohen. Rastet e korrupsionit ka njëmijë mënyra të tjera për tu evidentuar. Duhet hetim dhe gjykim shumë i shpejtë”, tha Zaganjori.
I pyetur në lidhje me kthimin e gjyqtarëve në detyre, pasi janë shkarkuar, Zaganjori tha se, nuk ishte për të analizuar këto vendime. “Unë nuk jam për ti analizuar, këto vendime. Ose po qe, hajde t'i analizojmë, pse nuk merret dikush me këtë. Vendimet duhet të jenë qartësisht të argmentuara që të mbahen qëndrime”, tha Zaganjori.
DOSJA "21 JANARI"
Dosja e katër vrasjeve të 21 janarit është mbyllur në kasafortë dhe pritet që shumë shpejt të dalë në gjykim. Vendimi për izolimin e dosjes më të bujshme të momentit që ndodhet në Gjykatën e Lartë, është marrë nga vetë kryetari i kësaj gjykate Xhezair Zaganjori, i cili theksoi se dosja hyn në ato çështje që kërkojnë siguri absolute. Pritet që në javët në vijim, Gjykata e Lartë të shqyrtojë dosjen e ngjarjeve të 21 janarit, ku 4 persona mbetën të vdekur dhe se për këto vrasje prokuroria e Tiranës morri të pandehur ish-efektivin e Gardës së Republikës Agim Llupo dhe ish-komandantin gardës Ndrea Prendin. Momentalisht dosja është në dhomë këshillimi, ndërkohë që nga sa mësohet si prokuroria ashtu edhe avokatët mbrojtës kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.
Redaksia online
(Suela Gera/Artan Cena/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com