Drejtësia e re, Gjykata e Lartë zbardh emrat e dy gjyqtarëve që kandidojnë për KLGJ

Drejtësia e re, Gjykata e Lartë zbardh emrat e dy gjyqtarëve që kandidojnë për KLGJ

Brikena Ukperaj

Gjykata e Lartë zbardh emrat e dy gjyqtarëve nga Gjykatat e Apelit në rrethe që kandidojnë për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ata janë Brikena Ukperaj nga Gjykata e Apelit Vlorë dhe Luan Dervishi nga Gjykata e Apelit Shkodër. Brikena Ukperaj ka përfunduar fakultetin e Drejtësisë në vitin 2004 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006. Prej vitit 2016 është gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë, ndërsa pak kohë më parë kaloi edhe procesin e Vettingut.

Ndërsa kandidati i dytë është Luan Dervishi. Ai ka përfunduar fakultetin e Drejtësisë në vitin 1985 dhe prej vitit 2007 është gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër. Pas dorëzimit të kandidaturave, Gjykata e Lartë do të vijojë me procedurën për verifikimin e plotësimit të kushteve nga kandidatët dhe më pas kjo gjykatë do të shpallë zyrtarisht kandidaturat. Ukperaj dhe Dervishi do të garojnë mes tyre për të zëvendësuar Besim Trezhnjevën ish gjyqtarin e apelit Durrës që ishte pjesë e KLGJ-s dhe u shkarkua nga vettingu.

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, nga të cilët 6 janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, ku 1 është anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nxndndjd: 06/09/2018 17:08

    "Drejtesia e re" eshte term i perdorur nga parti politike e caktuar. Ju po beni megafonin e saj apo nga injoranc

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën