Gjykata e Tiranës ka vendosur sot “Arrest me burg” për Anjeza Shabanin e cila ka dhunuar barbarisht një të mitur në kopshtin të cilin ajo menaxhonte. Në seancën e sotme ajo është shoqëruar nga familjarët, ku teksa ka shkëmbyer disa fjalë me babain e saj, ajo i ka thënë se është mirë, por i ati i është përgjigjur duke i thënë: “Bravo, qëndro e fortë’. 

Ishte ky vendimi i gjyqtares Fatime Decolli, ndërsa ish gazetarja sot në kafazin e hekurt pasi u filmua duke keqtrajtuar të miturin në kopshtin “Diren” e priti vendimi duke qarë siç dhe shihni në këtë foto.

Por në këtë komunikim nuk mungoi dhe një incident i babit të Anjezës me operatorët e televizioneve.

Ndërkohë avokati i Anjeza Shabanit Roland Islami kërkoi nga Gjykata masën e sigurisë “arrest në shtëpi” me pretendimin se Anjeza ka një fëmijë 2-vjeç për të rritur.

Por nisur nga akuza që rëndon mbi Anjezën dhe dhuna e ushtruar mbi të miturin 3-vjeçar në kopsht kanë bërë që gjykata ta refuzojë kërkesën për një masë tjetër duke lënë në fuqi burgun.

Por cili ishte qëndirmi i Anjezës para gjykatës? 

ReportTv ka mësuar se Anjeza Shabani ka pranuar dhunën dhe keqtrajtimin e të miturit duke shprehur pendesë dhe duke sqaruar se ky ishte një rast i izoluar. 

E pranoj që e kam qëlluar 3 herë me shuplakë fëmijën pasi ai po qante pa pushim dhe shqetësonte fëmijët e tijerë, më pas e kam përqafuar. Jam vetë një nënë ndaj ju lutem më lini të kthehem në banesë”.

anjeza duke qare
(Anjeza Shabani pasi u njoh me masën e sigurisë "Arrest me burg")

 Policia e prangosi Shabanin pas kërkesës së Prokurorisë ku ajo kërkoI “Arrest me burg”.Sakaq, ekspertët kanë shkuar edhe në kopshtin që ajo menaxhonte dhe kanë pyetur edhe fëmijët dhe stafin e institucionit, në prani të psikologëve dhe prindërve të tyre.

Anjeza Shabani akuzohet nga prokuroria për 3 vepra penale, “Dhunë ndaj të miturve”, “Shpërdorim detyre” dhe “Aktivitet të paligjshëm tregtar”.