LEZHE- Gjykata e Lezhësi i ka dhënë sot masën e arrestit me burg Emiljano Shullazit i arrestuar fundjavën që shkoi në afërsi të këtij qyteti me një arsenal armësh. Gjykata dha masën e arrestit me burg edhe mikut të tij nga Vlora i cili u gjend në të njëjtin automjet Helidon Arizaj. Personazhi I njohur I botës së krimit Emiljano Shullazi ra sërish në prangat e policisë të shtunën e javës së kaular në dalje të Lezhës pasi në automjetin e blinduar me të cilën udhëtonte iu gjet një arsenal armësh të gjitha pa leje. Policia gjeti edhe disa radio policie të cilat më pas iu sekuestruan. Emiljano Shullazi është një emër shumë i njohur për policinë shqiptare. Ai është i përfolur si një nga anëtarët e Bandës së Rrugës së Kavajës.
Vetëm rreth një muaj më parë, Shullazi u la i lirë nga Gjykata e Tiranës pasi nuk u arrit të vërtetohej armëmbajtja pa leje në një tjetër rast.
Emiljano Shullazi është arrestuar disa herë nga policia, ndërsa ka vuajtur dënim me burg për trafik droge. Ai është arrestuar edhe gjatë zgjedhjeve vendore të 8 majit, pasi u përfshi në një incident elektoral në Farkë të Tiranës, por më pas gjykata e la të lirë atë.
Pak kohë më parë policia arrestoi një tjetër mik të Emiliano Shullazit. Ervin Ferhati u arrestua më 10 prill nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Interpol – Romës. Ferhati akuzohet nga drejtësia italiane për veprat penale “Pastrim Parash”, “Trafik Narkotikësh” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com