Gjykata e Posaçme dënon me 2 vite burg prokurorin Çoçoli, ditët e burgut t'i shlyejë në 4 vite shërbim prove

Gjykata e Posaçme dënon me 2 vite burg prokurorin Çoçoli, ditët e burgut t'i shlyejë në 4 vite shërbim prove

Foto ilustruese

Gjykata e Posaçme dënon me dy vite burgim prokurorin e Gjirokastrës, Spartak Çoçoli, i cili akuzohej për veprën penale “korupsion pasiv”. Spartak Çoçoli (Taku) u arrestua nga policia dhe prokuroria për  akuzën e korrupsionit, pasi tentoi të lironte nga ambientet e policisë një makinë të bllokuar dhe pa letra. Dënimi sot nga gjykata e Posaçme SPAK, ku dënimi me dy vjet burgim, ju konvertua nga gjykata në 4 vjet qëndrim shërbim prove. Gjatë dhënies së vendimit gjykata urdhëroi konfiskimin e 100 eurove të kapura prokurorit Çoçoli. Ndërsa ky i fundit deklaroi se eurot i kishte me djersën e ballit dhe jo me korrupsion. Dënimit nuk i shpëtoi dhe miku i tij sekseri Ernest Doro, i cili u dënua me 1 vit burgim por ky dënim ju pezullua duke u vënë në shërbim prove për një periudhë 2 vjeçare.

I njëjti vendim dënimi është dhënë dhe për të pandehurin tjetër Ervin Hysaj. Sipas dosjes hetimore, rezulton se në datë 14 janar 2019 ka filluar një hetim për akuzën e “Korrupsionit aktiv, ndaj gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. Gjatë hetimit ka rezultuar e provuar se në datën 24 dhjetor 2018 Ernest Duro, nga Këlcyra ka bërë një kallëzim penal për akuzën e Kanosjes me armë në ngarkim të një personi të paidentifikuar prej tij, me moshë rreth 20 apo 22 vjeç, i cili kishte në përdorim një automjet tip "Benz" me targa angleze LPS 54 YR. Ernesti këtë kallëzim e ka bërë para oficerëve të policisë së Tepelenës dhe më pas ky komisariat ka përcjellë dosjen e kallëzimit në prokurorinë e Gjirokastrës, ku dosja është administruar nga prokurori Spartak Çoçoli. Gjatë hetimeve të kryera, ka rezultuar se personi që ka kanosur me armë Ernest Duro, është pikërisht i pandehuri Ervin Hysaj.

Teksa prokuroria e Gjirokastrës po hetonte këtë rast, është provuar nëpërmjet përgjimeve dhe tabulateve telefonike se Ervin Hysaj dhe Ernest Duro kanë komunikuar me njëri-tjetrin dhe gjatë kësaj kohe bënin një marrëveshje midis tyre, me qëllim mbylljen e rastit të kallëzuar në polici dhe kthimin e makinës. Gjatë një bisede telefonike në datën 14 janar 2019 rezulton se midis këtyre dy personave po tentohet të sigurohen një shumë parash me qëllim korruptimin e prokurorit të çështjes Spartak Çoçoli, dhe me qëllim që ky i fundit të kthente makinën e sekuestruar dhe pushonte dosjen penale. Nisur nga këto rrethana është vijuar ndjekja në teren e prokurorit Spartak Çoçoli dhe më pas është vijuar përgjimi i bisedave që ai bënte me dy personat e tjerë Ervin Hysaj dhe Ernest Duro.

Gjatë fazës së përgjimit të këtyre personave kuptohet qartë se Duro dhe Hysaj njihen shumë mirë me njëri-tjetrin, duke treguar se ai ka gënjyer gjatë fazës së bërjes së kallëzimit penal para oficerëve të policisë së Tepelenës. Në vijim të dyja palët kanë rënë dakord të mbylljes së çështjes dhe Ervin Hysaj të merrte përsëri makinën, që i ishte sekuestruar në funksion të këtij kallëzimi penal. Dhe për të bërë të mundur realizimin e këtij qëllimi Ervin Hysa, ka bërë përpjekje për të gjetur shumën prej 100 euro me insistim. Ka rezultuar se 60 euro ia ka dërguar e dashura dhe 50 euro i kishte vetë. Pasi ka siguruar sasinë prej 100 euro, Ervin Hysaj ia ka dhënë ato bashkëpunëtorit të tij Ernest Duro, me qëllim që ai t’ia jepte prokurorit, pasi Duro kishte krijuar me Spartakun njohje nëpërmjet një personi të tretë. Nga hetimi është provuar se Duro ka kryer biseda me prokurorin duke i dorëzuar dhe shumën prej 100 euro, madje në telefon i thërret atij në mënyrë miqësore me emrin e shkurtuar “Taku”.

Pas marrjes së shumës prej 100 euro, prokurori Spartak Çoçoli urdhëron kthimin e makinës së sekuestruar tek pronari Ervin Hysaj, i cili ndiqej penalisht nga prokuroria për akuzën e “Kanosjes me armë”. Ndërkohë bashkë me lekët ishte dorëzuar dhe një deklaratë noteriale nga ana e Duro, që tregonte se ai ishte pajtuar me Hysaj dhe së bashku ishin bërë miq. Makina me targa angleze është kthyer nga prokurori Çoçoli pa kryer asnjë verifikim mbi pronësinë e këtij mjeti. Pavarësisht urdhrit të prokurorit, makina vijon të jetë e bllokuar në polici, pasi agjentët që ndiqnin në teren prokurorin dhe dy personat, kanë ndërhyrë duke sjellë arrestimin e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 09/09/2020 20:07

    Pse mo keshtu do veproje kjo gjykate? Denohet nje hajdut prokuror me 2 vite burg ! Dhe e le me 4 vite sherbim prove!pse keshtu do punoje kjo gjykate me dy standarte? Nje fukara per nje cigare hashash ose me 10g hashash denohet me 2 apo 3 vite burg dit ndite dhe keto milionere denohen me sherbim prove tutp per ket gjykate qe populli e ptet me pa durim te funksionoje me standarte jo kedhtu me hatersira si ky tipi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar