Gjykata Themelore e Prishtinës nuk do ta ndalojë grevën e punëtorëve të Korporatës Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike.

Sipas KosovaPress gjykata i ka dhënë të drejtë sindikalistëve për organizimin e grevave.

Punëtorët e KEDS zhvilluan prej disa ditësh një grevë, për shkak të mosrealizimit të kërkesave për ngritje të pagave,sistemimit të punëtorëve, si dhe për zbatimin e kontratës kolektive.

Sindikata e PavaruraElektroKosova ka deklaruar se dallimi mes pagave ndërmjet punëtorëve të KEDS dhe KEK, arrin deri në 40%. E sipas tyre, janë rreth 50 punëtorë të KEDS-it vetëm në Prishtinë, të cilët janë jashtë sistemimit të punës. Punëtorët kërkojnë që t`u rriten pagat për 120 euro në mënyrë lineare.

ATSH