Gjykata e Strasburgut dënon Shqipërinë për diskriminimin e fëmijëve romë dhe egjiptianë në shkollën 'Naim Frashëri' në Korçë

Gjykata e Strasburgut dënon Shqipërinë për diskriminimin e fëmijëve romë dhe egjiptianë në shkollën 'Naim Frashëri' në Korçë

Shkolla 'Naim Frashëri' në Korçë

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut shpalli fajtor të martën shtetin shqiptar për shkelje të nenit 1, protokolli 12 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pasi u gjet fajtore për fenomenin e racizmit, ndarjen e fëmijëve romë dhe egjiptianë në shkollën fillore ‘Naim Frashëri’ në Korçë.

Gjykata konstatoi se Shqipëria ka dështuar në zbatimin e masave të shpejta dhe gjithëpërfshirëse të desegregimit (mos veçimin e dikujt nga të tjerët) në shkollën fillore që frekuentonin fëmijët romë dhe egjiptianë.

Sipas vendimit qeveria shqiptare është e detyruar t’i paguajë dëshmpërblim 4,500 euro për pesë familje, të cilat nëpërmjet Qendrës Evropiane për të Drejtat Rome kishin ngritur në vitin 2017 padinë në Strasburg, duke anashkaluar gjykatat kombëtare.

Sipas padisë së ngritur nga disa gra rome, në shkollën ‘Naim Frashëri’ kur kanë studiuar fëmijët e tyre, në një vit mesatar nxënësit romë dhe egjiptianë përbëjnë midis 89% deri në 100% të fëmijëve të regjistruar, edhe pse këto komunitete janë një minoritet në qytetin e Korçës.

Ajo që dikur ishte një shkollë e integruar, e ndjekur nga një përzierje e nxënësve romë, egjiptianë dhe shqiptarë filloi të bëhet më e veçuar që nga viti 2012, pasi gjithnjë e më shumë prindër shqiptarë etnikë i larguan fëmijët e tyre nga shkolla për shkak të rritjes së frekuentimit të nxënësve romëve.

Brenda pak vitesh shkolla u ndoq 99% nga nxënës romë dhe egjiptianë dhe prindërit vunë re se cilësia e arsimit që merrnin fëmijët e tyre ishte më e keqe, e madje disa fëmijë nuk dinin as të lexonin dhe të shkruanin.

"Qasja e barabartë në arsim është një nga faktorët më të rëndësishëm për arritjen e barazisë dhe për t'i dhënë fund trashëgimisë së anticiganizmit", tha Drejtoresha Ligjore e ERRC Vivien Brassói.

“Vendimi i gjykatës evropiane është i qartë: autoritetet shtetërore duhet të respektojnë vendimet e organeve të barazisë dhe të marrin masa të menjëhershme për të ndryshuar situatën. Ne përgëzojmë familjet që sollën këtë çështje dhe bënë histori ligjore, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë Evropën.”- tha Brassói.

Më 14 prill 2017, Ministria e Arsimit shkroi një letër ku përcaktonte hapat që do të ndërmerrte qeveria për të desegreguar, por asnjë hap nuk u ndërmor për të shmangur përqendrimin e fëmijëve romë dhe egjiptianë në shkollën Naim Frashëri apo shkolla të tjera lokale.

Shkolla “Naim Frashër’ nuk është e vetmja shkollë e segreguar në Shqipëri dhe sipas aktivistëve të komuniteti rom dhe egjiptian, ky është një problem që haset edhe në institucione të tjera arsimore publike në Shkodër, Berat dhe Elbasan.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet