Gjykata e Tiranës ka vendosur të lë në burg 22 vjeçaren "tutore farmaciste" e cila së bashku me një bashkëpunëtore të saj dyshohet se kanë shfrytëzuar për prostitucion një vajzë të mitur 

Edhe pse avokati kerkoi arrest shtëpie, gjyqtari Brahim Hoxha vendos arrest me burg si mase sigurie për 22 vjeçaren

Silvi Zhuri ra në prangat e policisë pasi në bazë të hetimit të para disa muajve efektivët e kryeqytetit goditën një rast veprimtarie kriminale të koduar ‘Tallavaja 2015’.

Sipas policisë, Zhuri dhe e shpallura në kërkim A.D në bashkëpunim edhe me një tjetër grua me iniciale F.XH që është arrestuar më 25 Maj të këtij, shfrytëzonin seksualisht të miturën me klientë të ndryshëm në hotele të Tiranës.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)