Gjykata e Tiranës rrëzon ekstradimin drejt Italisë, të Gëzim Çelajt, i konsideruar shpesh edhe si “Baroni i Drogës”.
 
Gjyqtari, Altin Abdiu ka gjykuar se Çelaj nuk mund të ekstradohet në Itali, përsa kohë ka një çështje të hapur në Shqipëri.
 
Çelaj është shpallur në kërkim pas operacionit të Krimeve të Rënda, ku u sekuestruan 2 laboratorë droge në Kosovë dhe Fushë-Kuqe, si dhe kokainë me vlerë rreth 2.5 mln euro.
Çelaj, rezulton i dënuar me 11 vite burg për trafik drogë e prostitucion në Itali.