TIRANE- Hidhet shorti në Gjykatën e Tiranës për shqyrtimin e dosjes ku i pandehur është dhe Shpëtim Gjika, kryetari i Bashkisë së Vlorës.
Sipas shortit elektronik dosja do të shqyrtohet nga gjyqtari Arben Micko. Dosja u transferua në gjykatën e Tiranës me vendim të Gjykatës së Lartë që mban datën 19 dhjetor 2013.
Nga vendimi i siguruar nga A1Report, për kreun e bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika në prokurori rezultojnë 68 kallëzime penale në lidhje me falsifikimin e dokumenteve zyrtare.
Gjika akuzohet nga Prokuroria për falsifikim dokumentesh zyrtare, ku më të njëjtën akuzë është edhe Eleni Dardhaj punonjëse ne
Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë bashkisë Vlorë.
Në total numri i personave në hetim nga prokuroria e Vlorës në lidhje me dosjen "Gjika" janë tetë persona, ku aktualisht janë zhvilluar dy senaca gjyqësore në Gjykatën e shkallës së parë Vlorës dhe më pas është marrë vendimi për të transferuar këtë gjykim në Tiranë.
Objekti i dosjes penale i gjykuar nga Gjykata e Lartë në muajin dhjetor 2013 ishte transferim i çështjes penale nr. 1532 të datës 21 shtator 2013 në ngarkim të të pandehurve Shpëtim Gjika, Eleni Dardhaj, Gezim Feta, Gentjan Sherifaj, Blerdi Liçaj, Mustafa Tartari, Artan Ferati, Aleks Ahmataj, të akuzuar respektivisht për kryerjen e veprave të “Falsifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim më shumë se një here.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com