Gjykata pezulloi zgjedhjet e 2 marsit në FSHF, Baze në Report Tv: Vendim i drejtë! Fatkeqësi nëse Duka do rikonfirmohej! Nëse ka moral të mos kandidojë

Gazetari sportiv, Fatjon Baze, deklaroi në emisionin 'Studio Live’ me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj në Report Tv, se vendimi i Gjykatës së Tiranës për pezullimin e garës në FSHF, ishte një vendim që pritej ndërsa e cilësoi të drejtë.

“E pritshme dhe e drejtë duke parë procesin zgjedhor në të gjitha shoqatat rajonale për zgjedhjet e FSHF. Kulmoi në zgjedhjet e shoqatës rajonale në Tiranë ku janë vërejtur falsifikime nga kupola drejtuese e FSHF. Nga 41 delegatë me të drejtë vote janë paraqitur dyfishi i tyre. Ka pasur mungesë tranparence nga ana e kandidatit Prodani që ka kërkuar listën e votuesve. FSHF në shkelje të statuit të saj nuk ja ka paraqitur listën Prodanit. Kjo ka sjellë largimin e tij nga gara duke e çuar në Gjykatë.”-tha Baze.

Baze deklaroi se manipulime ka pasur edhe në rrethet e tjera, në Shkodër, Korçë, ndërsa më flagrante cilëson Gjirokastrën. Ai thekson se mbledhja në Gjirokastër është zhvilluar në një motel, dhe jo në një ambient futbollistik.

“Aty ka tragjikomedi, jo vetëm 99 për qind e klubeve në Gjirokastër, me shkresë noteriale kërkuan nga FSHF kush janë delegatët, janë mbajtur të fshehtë dhe nuk janë paraqitur emrat. Mbledhja u zhvillua jo në ambient futbollistik, por në një motel. Kjo është farsa qesharake. Me vendimin e sotëm nuk duhet të ketë zgjedhje më 2 mars. FSHF vërteton akuzat se ky institucion po vepron në mënyrë banditeske, në shërbim të Armand Dukës. Ai sfidon drejtësinë duke mos njohur vendimet e gjykatave.”-tha Baze.

Ndër të tjera gazetari sportiv, tha se zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe Dukën nuk e ndalon askush të kandidojë.

“Nga 2022 që u zgjodh me vendim politik, në futbollin shqiptar s’ka pasur zgjedhje të lira, por të trukuara. Kush do jenë votuesit në shoqatat rajonale. Kush do votojë? Jo si në Tiranë nga 41 delegatë u paraqitën njerëz nga Mati, Korça.”-tha gazetari në Report Tv.

Baze deklaroi se me vendimin e sotëm nuk është legjitime asambleja zgjedhore që ata pretendojnë ta zhvillojnë më 2 mars.

"Të gjitha procedurat dërgohen në një gjykatë për tu certifikuar. Duka mund të kandidojë në një datë tjetër, më 2 mars sipas gjykatës nuk ka dhe gjithçka është e pezulluar. Vetëm nëse veprojnë në mënyrë banditeske"-deklaroi Baze.

I pyetur se cilat janë sipas tij shkeljet më të mëdha të Armand Dukës në drejtim të FSHF, gazetari theksoi se janë ato të Tiranës.

"Në Tiranë u shtua lista e votuesve në fund. Ka pasur falsifikme në Durrës. Një njeri që paguhet nga Duka ka të drejtë vote. Shumica e delegatëve paguhen drejtpërdrejt nga Armand Duka. Konflikt i pastër interesi. Sot jemi kampionati i vetëm në botë që kemi një klub të dënuar për trukime ndeshjesh, ai i Skënderbeut. UEFA e ka dënuar. Është lënë në apelin e UEFA-s. Ai klub ka pasur për aksioner të drejtpërdrejtë Armand Dukën, përmes kafe AMA-s ku ai ka qenë sponsor. Ai ka qenë në dijeni të trukimeve. Kemi abuzime në fondet e UEFA-s, fondin e solidaritetit. Nuk i është dhënë shuma klubeve. U vërtetua edhe nga klubet anëtare. Ka konflikt interesi. Inkurajoj që drejtësia të mos ndalet dhe të ketë një hetim më të thelluar. FSHF, ka qenë, është dhe do jetë kështu nëse Duka do jetë në këtë institucion."-tha Baze.

Nëse mund t’a zgjidhë UEFA këtë çështje, Baze tha se nga e hëna ka ardhur një grup monitorues të UEFA-s në zyrat e FSHF.

"S'ështe etike që mos t’i ftojë palët kundërshtare në këtë proces. UEFA po mbledh fakte, janë njohur me pretendimet. Do ketë shumë shpejt një relacion. UEFA është institucion që shpeshherë s'ka qenë shumë i besueshëm. Pak vite më parë, kreu i UEFA u largua nga gjykata për korrupsion, kanë qenë gjykatat ndërkomëbtare që kanë marrë vendim. Shpresoj që UEFA mos të ndikohet nga FSHF."-tha ai.

Ndërsa për një skenar që Duka mund të rizgjidhet në krye të FSHF për mandatin e 6-të, gazetari sportiv është i mendimit se për të mirën e futbollit ai të mos rizgjidhet.

“Në 20 vite futbolli shqiptar s’ka pasur progres. Ka qenë një futboll ku ka pasur trukime, akuza, dhunë, ekipet me traditë nuk ekzistojnë më. Besa e Kavajës, Tomorri, Lushnja, që i kanë dhënë tone futbollit shqiptar, sot dergjen. Nuk janë suportuar. Me statutin aktual dhe si janë bërë zgjedhjet, ai natyrisht është fitues. Zgjedhjet në FSHF kanë vdekur që kur Duka u zgjodh në 2002.”-tha gazetari Fatjon Baze.

Sakaq, gazetari theksoi se do ishte një fatkeqësi zgjedhja e Dukës, ndërsa shrpeson që ai të mos rikonfirmohet.

“Nga ana morale Duka nuk duhet të kandidojë nëse faktet vulosen nga gjykata në Shqipëri. S’besoj se ai tërhiqet. Në vendin tonë më jetëgjatët në pushtet janë ata që nuk largohen nga karriget e tyre për shkak të korrupsionit që mund të kenë bërë. Nëse Duka shpallet fajtor, do ndalohet që të kandidojë.”-tha Baze.

Se kush i duket kandidat më i mirë se Duka, Shakohoxha apo Starova, Baze tha se Starova nuk është dinjitoz por i promovuar nga Armand Duka ndërsa Shakohoxhën e cilësoi si kandidaturën më serioze.

“Starova kam bindjen që është futur me kërkesën e Dukës. Shakohoxha është ai që i ka shkuar deri në fund kësaj betej, ka paraqitur fakte, për manipulimet në shoqatat rajonale. E vetmja alternativë serioze.”-tha Baze.

Në 2 mars nuk do të ketë zgjedhje për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Pas vendimit për Tiranës, Gjykata ka pezulluar garën e 2 marsit deri në shqyrtimin e padive të Shoqatave Rajonale për manipulim të procesit, e më konkretisht të shoqatës së Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës, ndërsa edhe Fieri e Korça kanë patur kundërshti të forta, por nuk ngritën padi. 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri

Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri