Gjykata Federale irakiane konfirmoi se koalicioni i Nouri al Maliki ishte më i madhi në Parlament duke i dhënë kështu arsye këtij të fundit, i cili kishte paditur presidentin duke e akuzuar se nuk po emëron një kryeministër të dalë nga grupimi më i fuqishëm në Parlament.

"Gjykata Federale deklaroi se konfirmon që koalicioni Shteti i së Drejtës është grupimi më i rëndësishëm në Parlament", njoftoi televizioni shtetëror.

Sipas Kushtetutës, presidenti irakian duhet të zgjedhë një kryeministër të dalë nga forca e parë në Parlament, kjo i hap rrugën mandatit të tretë për kryeministër Malikit.

Në një deklaratë në televizion dje në mbrëmje, Nouri al Maliki, kishte akuzuar presidentin se ka shkelur Kushtetutën, kryesisht mbi faktin që nuk i ka lënë kryeministrit detyrën të përcaktojë qeverinë e re.

Presidenti, Fouad Massoum, morri mbështetje nga vende të ndryshme, mes të cilave edhe atë të SHBA-së, që kërkon prej kohësh krijimin e një qeverie të bashkimit kombëtar për t'u përballur me kaosin në të cilin ka hyrë Iraku./ATSH/