FIER - Dy barinjtë që përdhunuan çiftin e të fejuarve në pyllin e Semanit, kanë qëndruar të heshtur para gjykatës së Fierit. 18-vjeçari Shaban Skeja dhe 20-vjeçari Endri Goga, janë njohur me masën e sigurisë të “arrestit në burg”, ku në sallën e gjyqit nuk ka qenë asnjëri nga familjarët e tyre. Prokuroria Aida Cara, i tha gjykatës se dy të arrestuarit janë autorë të një krimi shumë të rëndë, dhe për pasojë ata duhet të qëndrojnë në burg, për shkak të rrezikshmërisë që shfaqin në shoqëri.
Pas kësaj gjyqtari Vladimir Cjapi ka vendosur të mbyllë në qeli dy të rinjtë nga fshati Seman të Fierit të qëndrojnë në burg. Shaban Skeja dhe Endri Goga akuzohen për vjedhje me dhunë dhe marrëdhënie seksuale në bashkëpunim. Ngjarja ka ndodhur më 20 tetor të këtij viti gjatë së cilës një çift të fejuarish pas drekës në një restorant kanë shëtitur përgjatë pyllit të Semanit ku kanë rënë pre e grabitjes, më pas dy të rinjtë përdhunuan vajzën e të fejuarin e saj.

Ne foto: Shbana Skeja ne seancen gjyqesore
Lutjet e të fejuarit
Teksa janë marrë në pyetje nga grupi hetimor të dy të arrestuarit 18-vjeçari Shaban Skeja dhe 20-vjeçari Endri Goga kanë pranuar autorësinë e krimit, duke pohuar se fillimisht ishin nisur t’i grabisnin, por kur i kanë parë të zhveshur plotësisht, kanë ndryshuar plan. 18-vjeçari Shaban Skeja mësohet se ka qarë me pendesë në prani të uniformave blu teksa rrëfentë ngjarjen para grupit të hetuesve. Sipas tij, ai kishte kryer grabitjen e sendeve personale të çiftit nga Fieri, por nuk ka kryer marrëdhënie seksuale më vajzën dhe të fejuarin e saj.
18-vjeçari ka rrëfyer se personi që ka kryer marrëdhënie me çiftin e fejuar, ka qenë shoku i tij Endri Goga. Ky i fundit ka lidhur të dy me litar dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën. Në rrëfimin e tij, Skeja ka dëshmuar se vajza ka rezistuar disa minuta dhe se i fejuari i saj i është lutur që të mos i bënin gjë, por Endrit Goga e ka kapur me forcë. “…Teksa shikoja që vajza po rezistonte, Goga më ka thënë që t’i vija çiften në kokë, dhe e ka përdhunuar. Edhe vajza edhe djali gjatë atij momenti vetëm kanë qarë.
Më kujtohet se i fejuari i saj filloi të thërriste duke kërkuar ndihmë, por unë e kam qëlluar disa herë me një degë pishe dhe i kam vënë çiften në kokë. Ai ka kërkuar duke u lutur që të mos i bënin keq vajzës dhe të merreshim me të nëse ishim burra. Gjatë kësaj kohe na ka ofenduar dhe na ka sharë rëndë nga nëna dhe motra”-ka pohuar 18-vjeçari Skeja.
“…Pas fyrejeve dhe kërcënimeve se do na vriste, Endriti ka lënë vajzën dhe ka shkuar te djali që vetëm po na shante. Endriti filloi ta qëllojë me shkelma dhe më pas i dha unë të “q… edhe ty…” dhe ka kryer marrëdhënie seksuale edhe me të. Më pas jemi larguar duke i marrë telefonat dhe rrobat, e sendet e tjera personale. Për të mos na ndjekur i kemi lënë të dy të lidhur në mes të pyllit…”-ka rrëfyer para hetuesve 18-vjeçari Shaban Skeja.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 Dhjetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Fier, çifti i përdhunuar në Seman dyshohet për motive hakmarrje