Gjykata i kërkoi bërjen e testit për të burgosurin Florenc Llanaj, ISHP: Nuk jemi ne institucioni që merr tamponët, telefononi 127

Gjykata i kërkoi bërjen e testit për të burgosurin Florenc Llanaj, ISHP: Nuk jemi ne institucioni që merr tamponët, telefononi 127

Instituti i Shëndetit Publik i ka reaguar për rastin e Florenc Llanaj, ish- nëndrejtori i Spitalit të Sarandës,  i arrestuar për trafik droge, për të cilin gjykata vendosi bërjen e testit të COVID-19  nga ISHP, për shkak të simptoma që kishte shfaqur.

Në lidhje me vendimin e Gjykatës së Posaçme për bërjen e analizës covid-19 të Florenc Llanaj, ISHP ka deklaruar se tamponët nuk i bën ajo por institucionet përkatëse dhe për këtë duhet të telefonojnë 127, e cila dërgon ekipin mjekësor përkatës për marrjen e tamponit. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta njofton se ISHP i ka kthyer përgjigje kësaj kërkese se “nuk jemi ne institucioni që merr tamponët”.

Florenc Llanaj aktualisht është i izoluar në një dhomë të veçantë në paraburgim në burgun 302. Ndaj Llanajt, Stafi mjekësor i burgut ka nisur mjekim me antibiotik për shkak të temperaturës.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër zhvillohet takimi i 4-ët vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës

Nesër zhvillohet takimi i 4-ët vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës