TIRANE – Ish-gjyqtari Neritan Tabaku i cili përballet me drejtësinë për shpërdorim detyre, do të gjykohet nga i njëjti trup gjykues, pasi është rrëzuar kërkesa e tij për largimin e gjyqtarit Bujar Krasniqi.

Kërkesa për largimin  e Krasniqit u bë nga vetë i pandehuri një seancë më parë, me argumentin se vajza e Krasniqit punon në Ministrinë e Drejtësisë, nga ku ministri Halimi ka qenë nismëtar i kërkesës për shkarkimin e Tabakut.

Pas rrëzimit të kërsekës, është vendosur që seanca të zhvillohet në një datë tjetër duke i dhënë kohë palës mbrojtëse, avokatit Aranit Roshi, të njihet me dosjen hetimore në ngarkim të klientit të tij.

Ish-gjyqtari Neritan Tabaku është shkarkuar pak kohë më parë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shkeljeve në profesionin e gjyqtarit, duke çuar në lirimin e Ilir Xhakes.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)