Gjykata Kushtetuese jashtë funksionit, 100 padi të regjistruara ngelen pezull

Gjykata Kushtetuese jashtë funksionit, 100 padi të regjistruara ngelen pezull

Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese është aktualisht jashtë funksionit për shkak të mungesës së gjyqtarëve. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, raporton se nga 1 janari 2018 në Gjykatën Kushtetuese janë depozituar 98 kërkesa, ku një pjesë janë shqyrtuar vetëm në Kolegj dhe një pjesë janë në pritje të shqyrtimit. 

Numri i çështjeve që kanë kaluar Kolegjin dhe janë në pritje të gjykimit në seancë, janë 11 kërkesa, nga këto, 5 kërkesa kanë në objektin e tyre kundërshtimin e ligjeve, dhe VKM-ve. Ndërsa pjesa tjetër vijojnë të jenë pezull për mungesë të gjyqtarëve.

Kërkesat e depozituara në Kushtetuese janë kryesisht për kundërshtimin e VKM-ve, padi këto të ngritura nga Shoqata e Pronarëve.  

Nga 9 anëtarë, aktualisht Gjykata Kushtetuese ka mbetur me dy anëtarë, kryetarin e saj, Bashkim Dedja dhe anëtaren Vitore Tusha, të vetmit që kanë kaluar Vettingun. Pjesa tjetër e trupës së Kushtetueses janë dorëhequr ose u shkarkuan nga KPK si Besnik Imeraj, Sokol Berberi, Vladimir Kristo, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari etj. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Kontrabandë bagëtish dhe cigaresh nga Greqia, 2 të arrestuar dhe 2 të tjerë nën hetim

Korçë/ Kontrabandë bagëtish dhe cigaresh nga Greqia, 2 të arrestuar dhe 2 të tjerë nën hetim