Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi ligjin e ri për kthimin dhe kompensimin e pronave.
 
Përmes një njoftimi zyrtar, kjo Gjykatë bëri me dije se pranoi të rrëzonte vetëm dy pika të nenit 6, duke bërë të mundur që pronarët të përfitojnë të plota pronat e njohura në rastet kur janë të lira.
 
Gjykata la në fuqi nenin 6 të ligjit të ri, i cili është edhe më i diskutueshmi, duke qenë se e llogarit vlerën e pronës në bazë të zërit kadastral që ka pasur në vitin 1945.
 
Rrëzimi si antikushtetues i Ligjit të ri të pronës u kërkua nga tetë subjekte, mes të Cilëve Presidenti i Republikës, Avokati i Popullit dhe disa shoqata pronarësh.

8 subjektet që kërkuan anti-kushtetuetshmërinë e ligjit thanë se ai shkel rëndë të drejtat e pronarëve.
 
Akuzat e tyre u përqendruan kryesisht te formula e kompensimit, e cila parashikon llogaritjen e çmimit të tokës me vlerën që ka pasur në vitin 1945.
 
Sipas tyre, formula e propozuar nga Qeveria u kthen pronarëve vetëm një pjesë shumë të vogël të vlerës së pronës duke cënuar parimin e sigurisë juridike dhe të drejtat e garantuara me ligj.

Partia Demokratike e ka cilësuar një lajm të mirë vendimin e gjykatës për ligjin, por thotë se do të shfuqizojë edhe ato nene që Gjykata nuk i shfuqizoi por ende cënojnë të drejtën e pronarëve, kur të vijnë në pushtet.
 
Deputeti i PD, Bylykbashi përmes një postimi në Facebook shprehet se me vendimin e Kushtetueses, kur prona është e lirë, ju do ta merrni sipërfaqen të plotë dhe fizikisht, me vlerën e sotme të tregut dhe jo sipas vlerës së kohës kur jua grabiten!
 
Reagimi i Bylykbashit
Miq ishpronare nje lajm shume i mire per ju!
Gjykata Kushtetuese rrezoi rishpronesimin! E drejta e kthimit te prones dominoi mbi shpronesimin komunist!

Me ligjin e pronave Kryeministri deshi t'ju rishpronesonte. Kur prona juaj ishte e lire, Kryeministri ju kthente vetem nje pjese te vogel dhe pjesen tjeter jua rishpronesonte, e kalonte ne fondin shteteror dhe me ankand e blinin miqte e tij.

Gjykata Kushtetuese e quajti kete antikushtetuese dhe shfuqizoi nenet perkatese. Tashme, kur prona eshte e lire, ju do ta merrni siperfaqen te plote dhe fizikisht, me vleren e sotme te tregut dhe jo sipas vleres se kohes kur jua grabiten!

Ky eshte nje hap i madh qe parashtesa poshteruese "ish" te zhduket dhe ju ta gezoni pronen te lire dhe jo niperit e atyre qe jua shpronesuan!

PD ka bere shume nder vite per pronaret. Duhej te bente edhe me shume! Ka patur edhe korrupsion ne 25 vite ne kurriz te te drejtes suaj, por PD kurre nuk jua rishpronesoi pronat sic bene keta qe kane mbire direkt nga rrenja e komunizmit.

Kjo eshte fitore e kauzes suaj qe PD e mbrojti ne Gjykate. PD do te shfuqizoje edhe ato nene qe Gjykata nuk i shfuqizoi por ende cenojne te drejten tuaj!

Gjykata Kushtetuese
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese

dy.b/shqiptarja.com