Gjykata Kushtetuese merr vendimin, pranon pjesërisht padinë e pronarëve, rrëzon disa nene nga ligji i pronave

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimin e saj të parë me seancë dëgjimore, që nga krijimi i saj. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se trupa gjykuese pasi ka dëgjuar palën e interesuar, ka pranuar pjesërisht padinë e pronarëve duke rrëzuar një pjesë të neneve. Seanca dëgjimore u mbajt më 4 shkurt dhe zgjati plot 6 orë e 30 minutash.

“Pranimin pjesërisht të kërkesës. Shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën, të nenit 7, pika 2, shkronjat “a” dhe “b”, të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. Shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën, të pikave 16/2, 16/4 dhe 18 të VKM-së nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar. Rrëzimin e kërkesës për kërkimet e tjera. Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për të plotësuar ligjin nga data e shpalljes së  vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në hyrjen në fuqi të tij”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Report Tv, bën me dije se Gjykata Kushtetuese shfuqizoi  “a” dhe “b” të pikës 2 të Nenit 7 dhe pikat 18 e 18 të VKM-s së 23 marsit 2016 që kanë të bëjnë me:

Neni 7 i ligjit Nr. 133/2015
2. Vlerësimi financiar i vendimeve përfundimtare për kompensim do të bëhet duke vlerësuar financiarisht pronën e njohur për kompensim, sipas nenit 6, të këtij ligji, në përputhje me procedurën e  mëposhtme:  
a) nëse vlerësimi i pronës së kthyer me vendim përfundimtar rezulton se është më i madh sesa  vlerësimi i tokës së njohur për kompensim, atëherë subjekti i shpronësuar konsiderohet i kompensuar;  
 b) nëse vlerësimi i pronës që është njohur për kompensim është më i madh sesa vlerësimi i  tokës së kthyer, atëherë subjektit i kompensohet diferenca, sipas përcaktimeve të këtij ligji;

Procedurat e kompensimit dhe Shpërndarja e fondit financiar dhe fizik të VKM-së 23 marsit 2016
Pika 16/ Subjektet, të cilët disponojnë një vendim përfundimtar të vlerësuar financiarisht, kanë të drejtë të aplikojnë për kompensim. ATP-ja vijon procedurat për kompensimin e subjekteve sipas rendit kronologjik, duke filluar nga vendimi më i hershëm dhe duke shqyrtuar e verifikuar dokumentacionin sipas formulës nr.1 në aneksin nr.2 bashkalidhur këit vendimin.

Pika 18/ Të gjitha vendimet përfundimtare, të vlerësuara financiarisht si tokë truall, përfitojnë kompesim financiar nga fondi financiar i kompensimit, deri në masën 50 mln lekë sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr. 1333/2015 dhe pjesa e mbetur nga vlerësimi i vendimit përfundimtar kompensohet fizikisht, nga fondi i tokës.  

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Gjykata Kushtetuese mori vendimin e parë, pas 3 viteve mungesë. Gjyqtarët shqyrtuan kërkesën e Gjykatës së Tiranës që kërkonte interpretim për anti-kushtetutshmërinë e nenit 453 te kodit të procedurës penale. Pas shqyrtimit, gjykata Kushtetuese vendosi që të rrëzonte kërkesën e tyre duke mos e ndryshuar Kodin e Procedurës penale për gjykimet në mungesë.

 

 

Intervista me kreun e shoqates se pronareve Vorpsi

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin