Gjykata Kushtetuese nuk pranon
asnjë ankimim për zgjedhje vendore

Gjykata Kushtetuese nuk pranon<br />asnjë ankimim për zgjedhje vendore
TIRANE - Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos marrë në shqyrtim kërkesën e kandidatit të Partisë Socialiste Rrok Rroku në komunën Dajç të qarkut të Lezhës për zgjedhjet lokale të vitit 2011.

Me këtë vendim Gjykata Kushtetuese, nr. 53 datë 07.05.2013 i mbyll rrugën cdo lloj ankese që lidhet me zgjedhjet vendore, pasi mosshqyrtimi i kërkesës për rezultatin e zgjedhjeve në komunën Dajç të qarkut Lezhë, mund të shërbej si precedent në të ardhmen.

Partia Socialiste, dhe kandidati i saj Rrok Rroku në komunën Dajç ankimoi në Kushtetuese vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Kolegjit Zgjedhor që shpallte fitues rivalin e tij demokrat.

Objekt shqyrtimi i padisë ishte ”Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i vendimit nr.727, datë 26.05.2011 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe i vendimit nr.52, datë 08.06.2011 të Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë.”

Kërkuesit i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese në datë 26.03.2013, duke pretenduar shfuqizimin e vendimit të KQZ-së dhe të Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë

Rroku pretendonte vendimet janë rrjedhojë e një procesi jo të rregullt ligjor, duke cenuar të drejtën themelore për t’u zgjedhur dhe parashtron dhe argumentet me të cilat sipas tij KQZ e Kolegji Zgjedhor kanë cënuar të drejtën themelore për t'u zgjedhur.

Por pas shqyrtimit të dosjes gjyqtarët vlerësojnë si legjitim ankiminin por saktësojnë se pretendimet e kërkuesve nuk hyjnë në juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese. “Mbledhja e Gjyqtarëve, vlerëson së pretendimet e kërkuesve Partia Socialiste dhe Rrok Rroku nuk hyjnë në juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese”- thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili është i argumentuar.

Ata theksojnë se në Kodin Zgjedhor është përcaktuar qartësisht procedura e apelimit. Vendimet e KQZ-së apelohen në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë, i cili nuk ankimohet.
Gjithashtu në vendimin e argumentuar sqarohet se "Kushtetutëbërësi ka konsideruar se Gjykata Kushtetuese mund të vihet në lëvizje vetëm për çështjet që lidhen me zgjedhshmërinë e Presidentit të Republikës, deputetëve si dhe për papajtueshmërinë në ushtrimin e funksionit të tyre, duke mos e shtrirë këtë të drejtë ndaj subjekteve të zgjedhjeve lokale"

Gjykata kujton se ajo është përjashtuar nga shqyrtimi i kërkesave të subjekteve zgjedhore lidhur me kundërshtimin e rezultatit të zgjedhjeve, me ndryshimet që ju bënë Kodit Zgjedhor në vitin 2003, përjashtim, i cili u reflektua dhe në Kodin Zgjedhor të vitit 2008, si dhe në ndryshimet e mëpasshme të tij.

Vendimi i Gjykates Kushtetuese ne PDF

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë, ndërron jetë në spital i moshuari

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë, ndërron jetë në spital i moshuari