Gjykata Kushtetuese pezulloi ligjin që u mbante 'peng' diplomat për 5 vite, studentët e mjekësisë: Rezistenca jonë, ka dhënë rezultatet e para

Studentët e Mjekësisë u shprehën entuziastë për vendimin e Gjykatës Kushtetuse që pezulloi ligjin përmes të cilit u mbahej peng diploma 5 vite pas përfundimit të studimeve. Ata  thanë se presin vendimin përfundimtar të Kushtetueses, ndërsa sqarojnë se mësimi ka vijuar normalisht.

“Për ne lajmi është shumë i mirë, tregon që rezistenca jonë prej 5 muajsh e në vazhdim, ka dhënë rezultat e para. Vlen për t’u theksuar se për herë të parë bëhet një kërkesë individuale nga studentët, 37 kërkues e mbështetur nga grup parlamentar deputetësh dhe pranohet për herë të parë në historinë e Gjykatës Kushtetuese. Ne presim vendimin që do dalë nga Gjykata Kushtetuese pas seancave gjyqësore. Seanca e parë do të mbahet më 21 dhjetor 2023. Jemi shpresëplotë që drejtësia do të veprojë. Fitorja dhe e drejta nuk dhurohet, por fitohet. Sepse i takon atyre që luftojnë deri në fund dhe lufta bëhet për të qëndruar në këtë vend me dinjitet. Mësimi tanimë ka filluar dhe jemi rikthyer orëve duke zëvendësuar edhe orët e humbura, nuk ka problematika, kemi gjetur mirëkuptimin nga të gjithë”

Pezullimi është bërë derisa gjykata të shprehet për ligjin në tërësi. Çështja u dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga një grup studentësh të Mjekësisë si dhe nga 30 deputetët të opozitës. Veç pezullimit studentët kanë kërkuar që ligji të shfuqizohet.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Ndotja rekord e të gjitha kohërave, në Pakistan niveli shkon 80 herë më i lartë sesa kufizimi i OBSH

Ndotja rekord e të gjitha kohërave, në Pakistan niveli shkon 80 herë më i lartë sesa kufizimi i OBSH