5 vite punë me detyrim ose 2300 euro viti, Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin për studentët e Mjekësisë

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ligjin për studentët e Mjekësisë, i cili i ndalon ata të ikin nga Shqipëria 5 vite pas mbarimit të studimeve. Pezullimi është bërë derisa gjykata të shprehet për ligjin në tërësi. Çështja u dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga një grup studentësh të Mjekësisë si dhe nga 30 deputetët të opozitës. Veç pezullimit studentët kanë kërkuar që ligji të shfuqizohet.

'Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, sot në datën 14.11.2023, pasi mori në shqyrtim kërkesën nr. 1 (Nj) 2023 të Regjistrit Themeltar, me kërkues një grup deputetësh të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (jo më pak se një e pesta e deputetëve) dhe Anxhela Gjini, Alesia Cara, Diora Hoxha, Argisa Troka, Xhesika Xhebexhiu, Juri Taullau, Sindy Allamani, Isabela Tabaku, Dea Guri, Natali Bliu, Joel Plaku, Mikel Seferi, Reant Kullaj, Brunelio Fejzulla, Viki Zaçlli, Rei Haluli, Feruze Agalliu, Oresti Çaça, Marjo Rabiaj, Paulo Qesargjoni, Endi Muçi, Arbëri Shehu, Samuel Dërka, Thimi Shkarpa, Kristina Çelanji, Athina Prifti, Almira Tota, Zino Veleshnja, Erdi Podo, Anxhela Miraka, Gani Krrashi, Klevi Gugallja, Flavio Elezi, Ledion Mane, Eugen Lazaj, Igli Hoxhaj, Arlind Kasëmi, me objekt “Shfuqizimi i nenit 4, pikat 1, shkronja “c”, 2, shkronja “b”, 3, shkronja “b” dhe nenit 5, fjalia e parë, të ligjit nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimi i ligjit nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, bazuar në nenin 45 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, VENDOSI: 1. Pranimin e kërkesës për pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”.'- njofton gjykata.

Kujtojmë se Kuvendi miratoi me 71 vota pro, 23 kundër dhe asnjë abstenim projektligjin për studentët e Mjekësisë. Për rreth 3 javë studentët e Mjekësisë bojkotuan mësimin dhe protestuan kundër ligjit që i vendos mes dy zgjedhjeve. Tashmë ata u janë rikthyer auditorëve prej 30 tetorit. Pas takimit me rektorin e UMT Arben Gjata ata u dakordësuan për të hyrë në leksione deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese pas ankimimit të tyre ndaj ligjit detyrues.

Premtimet e rektoratit
1. Nuk do firmoset asnjë kontrate deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
2. Do përgatitet një plan për zëvendësimin e orëve të humbura,
3. Do këtë edhe një takim me Ministrinë e Arsimit

Ligji për diplomat e Mjekësisë
Çdo student i mjekësisë që nuk përmbush detyrimin ligjor, për të ofruar shërbim shëndetësor deri në 5 vite në vendin e tij dhe zgjedh të largohet jashtë Shqipërisë pas studimeve, do të duhet të paguajë një tarifë prej 240 mijë lekë të reja për çdo vit studimi. Prej më shumë se 4 javësh studentët e Mjekësisë kanë protestuar dhe bojkotuar mësimin kundër ligjit që i vendos mes dy zgjedhjeve.

Sipas ligjit të miratuar nga qeveria, studentët e vitit të parë do duhet të punojnë 5 vite  në Shqipëri pas mbylljes së studimeve. Studentët nga vitit i dytë deri në vitin e katërt do të punojnë tre vite pas diplomimit, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë dy vite pas diplomimit. Ndërkohë që alternativa e dytë që u paraqitet studentëve që janë aktualisht në sistem, pra nëse nuk do duan që pas diplomimit të qëndrojnë për dy apo tre vite në Shqipëri, ata do të paguajnë koston e plotë të studimeve, 240 mijë lekë të reja.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rota: 15/11/2023 04:38

    Risni tarifat për të gjithë. Dhe jepuni borxh. Dhe të shkojnë ku të duan të punojnë për t'a paguar. Ose të shkojnë jashtë shtetit për studime

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 14/11/2023 16:39

    Kryerilindasi edvin bashke me partiçkën e tij ps alias rilindje duhet qeruar nga skena politike sebashku me tere suiten pd@saleh/lulash dhe lesheli alias pl@likeleshit,fatmirmedihoxhet,tomkodoshër e te gjitha fundrrinat kriminelë e te korruptuar...populli pret nje force te re politike te pakorruptuar....

    Përgjigju
    • Or tej: 14/11/2023 17:07

      Ka 1 shekull qe ky popull i pavarur voton plehrat or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot