TIRANE - Gjykata kushtetuese rrëzon ankimin e këshillit të lartë të drejtëisë për procedurat e ndjekura nga kuvendi për shkarkimin e nënkryetarit të Elvis Cefa dhe anëtarit Lulzim Lelcaj. 

Këshilli i lartë i drjetësisë kërkoi shfuqizimin e vendimit të kuvendit për ngritjen e komisionit hetimor dhe më pas miratimin e raportit që shkakroi dy emrat e zgjedhur nga parlamenti në KLD, që ishin votuar në ato poste në kohën kur në pushtet ishte e djathta. 

Në kërkesën e saj Kld pretendoi se e procedurat e ndjekura nga kuvendi janë në kundërshtim me ligjin. KLD kërkoi pezullimin e zbatimit të vendimit të Kuvendit për shkarkimin e anëtarëve të KLD pasi pretendehohet se vendimi është marrë në konflikt kompetencash kushtetuese. 

Këto pretendime u rrëzuan nga organi supem kushtetues, ndërsa ende nuk janë zbardhur të plota argumentet ligjore të organit suprem për vendimin që rrëzoi KLD . Edhe demokratët në opozitë e kundërshtuan procedurën e ndjekur nga kuvendi për shkarkimin e nënkryetarit dhe anëtarit të kld, por gjatë asaj periudhe opozita demokrate vijonte të ishte bnë kushtet e bojkotit paralemntar. 

Në tetor të viti të shkuar kuvendi pasi ngriti komisionin hetimor për shkarkimin e Elevis Cefes dhe Lulzim Lelcajt nga KLD , me hartimin një raporti vendosi shkarkimin nga detyra të dy anëtarëve të KLD të zgedhur nga parlamenti.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)