Gjykata Kushtetuese shfuqizon
udhëzimin e qeverisë Berisha
Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar pjesërisht Udhëzimin të Këshillit të Ministrave të datës 18 gusht 2011 “Për mënyrën e ekzekutimit të detyrimeve monetare të institucioneve buxhetore në llogari të thesarit”.
TIRANE - Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar pjesërisht Udhëzimin të Këshillit të Ministrave të datës 18 gusht 2011 “Për mënyrën e ekzekutimit të detyrimeve monetare të institucioneve buxhetore në llogari të thesarit”. Vendimi është marrë më datë 4 prill dhe, duke qenë se është botuar në Fletoren Zyrtare, ka hyrë tashmë në fuqi.
Gjykata vlerëson se parashikimi i shkronjës “d” të pikës 7 të udhëzimit bie ndesh me nenet 17, 42 dhe 118 të Kushtetutës dhe, si i tillë, duhet të shfuqizohet. Në pikën 7, shkronja “d” të tij, udhëzimi nr. 2/2011 ka parashikuar të drejtën e drejtuesit të degës së thesarit për heqjen e masës së sekuestros, në rastin kur paraqitet një grafik ekzekutimi apo një vendim gjyqësor për shlyerjen në këste apo shtyrjen e afatit të detyrimit.
Neni 517 i Kodit të Procedurës Civile parashikon se, me kërkesë të debitorit, gjykata e shkallës së parë të vendit të ekzekutimit, në raste të veçanta, duke marrë parasysh gjendjen pasurore të debitorit ose rrethana të tjera të çështjes dhe pasi të dëgjojë kreditorin, mundet të shtyjë afatin e ekzekutimit të detyrimit në të holla ose të ndajë këtë detyrim në këste. Në këto kushte, përmbajtja e shkronjës “d” të pikës 7 të udhëzimit të kundërshtuar, përfaqëson një kufizim të ri në të drejtën për proces të rregullt ligjor, thekson Gjykata në vendimin e saj.
Sipas saj, Neni 17/1 i Kushtetutës i ka rezervuar ligjit kufizimin e të drejtave dhe lirive të parashikuara në Kushtetutë, duke parashikuar edhe kushtet që duhet të plotësojë një kufizim i tillë, ndaj parashikimi në shkronjën “d” të pikës 7 të udhëzimit nr. 2/2011, të një kufizimi të ri, përtej atyre të parashikuar nga dispozitat e KPC-së, nuk respekton kriterin e kufizimit me ligj të së drejtës, të sanksionuar në nenin 17 të Kushtetutës. Kompetenca që i është njohur degës së thesarit për heqjen e masës së sekuestros, përbën një tejkalim të çështjeve të cilat ligji ka autorizuar Këshillin e Ministrave të rregullojë.
Në këto kushte, tejkalimi i kompetencave që ligji i ka deleguar Këshillit të Ministrave, duke rregulluar me akt nënligjor një marrëdhënie që i përket rezervës ligjore absolute, bie ndesh edhe me parashikimet e 118 të Kushtetutës, gjykon Kushtetuesja.
Shkrimi u publikua sot (12.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2915
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18