Gjykata Kushtetuese: Të hetohet në kohë për rastin e Klodiana Lalës, autorët para drejtësisë!

Gjykata Kushtetuese: Të hetohet në kohë për rastin e Klodiana Lalës, autorët para drejtësisë!

Foto ilustruese

Reagimeve të politikës, institucioneve të drejtësisë, shoqërisë cilvile dhe shoqatave të gazetarëve si në Shqipëri dhe jashtë saj i është bashkuar sot në mbrojtje të gazetares Klodiana Lala edhe Gjykata Kushtetuese.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dënon me forcë sulmin me armë kundër familjes së gazetares Klodiana Lala. Duke mbështetur gazetaren Klodiana Lala dhe median e pavarur në misionin e saj, në të njëjtën kohë, Gjykata Kushtetuese inkurajon organet e hetimit të bëjnë të mundur zbulimin dhe ndëshkimin në një kohë sa më të shpejtë të autorëve të kësaj ngjarjeje të shëmtuar kriminale.

Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës së djeshme, ndërsa mendohet se një person i vetëm ka qëlluar me kallashnikov mbi banesën e prindërve të gazetares Lala, duke lëshuar rreth 10 plumba, në muret, dyert e dritaret e banesës. Fërshëllimi i plumbave, ka terrorizuar të gjithë anëtarët që ndodheshin në banesë. Fatmirësisht breshëria e automatikut nuk ka sjellë asnjë dëm në njerëz, vetëm dëme materiale. Besohet se autori i krimit është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes për të mos u identifikuar ende dhe sot. Pak ditë më parë gazetarja Lala ka botuar në një kronikë televizive një bisedë të përgjuar mes deputetit të PS Jurgys Çyrbja me një person me precedentë penalë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin