LEZHE - Gjykata e Lezhës le në burg Nikoll Begu, 53-vjecari, i cili vrau me armë zjarri vajzën e tij 19-vjeçare Valentinën. Gjykata dha masën e sigurisë “Arrest me Burg” për 53-vjeçarin nën akuzën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.
Begu ekzekutoi me breshëri plumbash vajzën e tij Velantinën pasditen e së shtunës brenda në banesë, me arsyetimin se ajo ishte larguar prej tre ditësh nga shtëpia.
53-vjeçari ka pranuar krimin dhe është shprehur i penduar për këtë veprim.
Ndërkohë avokati i tij mbrojtës e ka argumentuar veprimin e klientit të tij të ndikuar nga gjendja e rëndë psikologjike që i ishte krijuar gjatë debatit me të bijën.
Prokurori i çështjes ka kërkuar “arrest me burg” për Nikollë Begun, kërkesë e cila është pranuar nga Gjykata e Lezhës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com