Ish-gjyqtari Ibrahim Hoxha është lënë i lirë nga Apeli i Krimeve të Rënda, pasi gjykata i ka pezulluar pjesën e mbetur të dënimit.
Ai u dënua dy vite për korrupsion, por pas apelit të Hoxhës, gjykata vendosi ta lirojë duke e cilësuar si person jo të rrezikshëm, ndërsa në vendim ka ndikuar edhe gjendja familjare.
Hoxha u arrestua në 2 Maj 2016, ndërsa i kishin mbetur më pak se një vit burg, e cila u fal nga gjykata
Akuza, mori 600 mijë lekë ryshfet për një vendim
Gjyqtari Ibrahim Hoxha u prangos pasditen e 2 Majit 2016 në Tiranë.
Sipas Prokurorisë djali i Ibrahim Hoxhës, Ledjan Hoxha, në datën 2 maj 2016, po merrte 600 mijë lekë të reja ryshfet nga një familje për të ndryshuar vendimin që kishte të bënte me një konflikt për trashgiminë.
Po atë natë është arrestuar edhe Ibrahim Hoxha, i cili po e priste djalin e tij te dera e një lokali.
Gjykata e Apelit ka vendosur që akuzën për korrupsion aktiv ta zbusë, duke e lënë të lirë gjyqtarin Hoxha dhe e ka vendosur në shërbim prove.
Gjithashtu Ibrahim Hoxha nuk mund të ushtrojë funksione publike për 5 vjet.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com