TIRANË - Lirohet mjeku i QSUT, që u arrestua dje nga policia e Tiranës. Sipas gjykatës së Tiranës, lirimi i mjekut Ilir Broqaj u bë, pasi u pa se arrestimi i tij ishte i paligjshëm.

Gjykatësi Altin Shkurti ka vendosur detyrim paraqitje për mjekun Ilir Broqaj, 41 vjeç, shef i sektorit të Kirurgjisë në QSUT, i cili u arrestua në flagrancë, pasi u dyshua se ka konsumuar veprën penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. 

Ndërsa është lënë në burg sekseri Arben Doda, 48 vjeç, arrestimi i të cilit u gjykua i ligjshëm. Arrestim i tij, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave, që ushtrojnë funksione publike”.

Nga hetimet e kryera paraparake ka rezultuar se shtetasi Arben Doda, ish-punonjës i sigurimit të QSUT-së u kërkonte dhe u merrte në emër të doktor Ilir Broqaj qytetarëve të ndryshëm shuma nga 15.000 lekë të reja deri me 17.000 lekë të reja në funksion të kryerjes së skanerit të përgjithshëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)