Gjykata në Austri ndalon fjalimet
me përmbajtje urrejtjeje në Facebook

Gjykata në Austri ndalon fjalimet<br />me përmbajtje urrejtjeje në Facebook
Një gjykatë e lartë në Vjenë ka vendosur që Facebook duhet të fshijë postimet me përmbajtje të urrejtjes.

Partia e të Gjelbërve e Austrisë ka nisur procedurën para gjykatës në Vjenë që të hiqen të gjitha fjalimet me përmbajtje të urrejtjes për lideren e saj Evi Glavishnig.

Gjykata e lartë mori vendim që këto postime duhet të hiqen jo vetëm në Austri, por edhe jashtë këtij vendi.

Zëdhënësi i të Gjelbërve, Diter Bros vlerësoi se bëhet fjalë për një vendim të rëndësishëm dhe shfaqi shpresën se Facebook tashmë do të ndryshojë sjelljen sa i përket fjalimeve me përmbajtje të urrejtjes.

Facebook ka konfirmuar se selia e tij është në Kaliforni dhe se vetëm atje mund të ngrihet akuza.

Por Të Gjelbërit planifikojnë të veprojnë edhe më tej kundër Facebook-ut dhe përmes gjyqit ta detyrojnë këtë kompani që të publikojë të dhënat për personat, të cilët hapin profile të gënjeshtërt. Ata thonë se nëse Facebook refuzon të heqë postimet ashtu sikurse ka urdhëruar gjykata, do të kërkojnë zbatim të dhunshëm të vendimit të gjykatës në Irlandë dhe atëherë kompania kërcënon të dënohet me shuma parash.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi