TIRANE - Gjykata e Tiranës deklaron fajtor ish të përndjekurin Perikli Shqevi për akuzën e plagosjes me dashje të ish të dënuarit politik Gjergj Ndreca por vendos pezullimin e dënimit prej 3. 6 vitesh burg.
Avokati tha se gjykata kishte marrë parasysh moshën dhe për shkak të marrëdhënieve me të dëmtuarin.
Pas 9 muajve gjykim, kryesuesi i seancës Albert Meçe dha sot vendimin ndaj Shqevit, ku i fundit nga pretendimet e organit të akuzës gjatë grevës së ish-të përndjekurve në tetor të 2012, ky i fundit i ka vënë me qëllim flakën shokut të tij Gjergji Ndreca.
Akuza nuk pranohet nga vetë i pandehuri i cili asnjëherë s’e ka pranuar këtë version, ndërsa avokati i tij mbrojtës kërkoi nga Gjykata që të për Shqevin të ketë pafajësi.
Prokuroria kërkoi dënimin me 4 vjet burg.
“Unë jam i pafajshëm dhe do të kërkoj pafajësinë”- tha Perikli Shqevi. Ndërkohë që Avokati i Shqevit tha se provën kryesore ku do të mbështesë apelimin e tij është videoja e Meta- Prifti të cilën Gjykata e Lartë e shpalli të pavlefshme si provë.
“Vendimi i gjykatës ndonëse ishte i zbutur është i padrejtë. Perikli Shqevi është i pafajshëm. Fajtor janë ish qeveritarë, shkaktarët e vërtetë janë Sali Berisha. Ai duhet të shkojë në gjyq”- tha kreu i shoqatës së ish të përndjekurve.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com