Tirane - Deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes në themel, asaj që ndodhet në Gjykatën e Lartë dhe që lidhet me pronësinë e vulës së partisë, ndryshimet statutore nga palët nuk mund të regjistrohen në Gjykatën Civile të Tiranës. Ky ishte thelbi i vendimit të marrë pasditen e sotme nga gjyqtari Niko Rapi i cili vendosi pezullimin e çështjes për shqyrtimin e kërkesës së Lulzim Bashës për miratimin e ndryshimet në statutin e partisë në Kuvendin Kombëtar të 2 Shtatorit.
Avokati Rezart Kthupi në një intervistë për emisionin “Studio Live” për Repor Tv tha se ky vendim nuk prek fare kryetarin e partisë të PD-së, Lulzim Basha.
“Çështja e regjistrimit në gjykatë nuk pengon funksionimin e PD. Çështja gjyqësore nuk lidhet me Bashën kryetar. Procesverbalet e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Gazment Bardhit duhet të shpalleshin të pavlefshme" tha Kthupi.
Për deputetin Luan Baçi pas këtij lëmshi gjyqësor, është Rama.
“Nuk e vendosin gjykatat se kush është kryetari i partisë pasi drejtimi merret me vote. Është ushqim që Rama jep herë pas herë për të mbajtur PD të parregjistruar dhe për të bërë diversionin në zgjedhjet e radhës”
Besart Logu anëtar kryesisë së PD-së tha Çështjet duhej të pezulloheshin pa marrë zgjidhje përfundimtare në themel.
“Zgjidhja e çështjes së PD është politike”
Ndërkohë Luan Baçi I ftuar në studion e Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj hodhi poshtë kategorikisht mundësinë e daljes me një logo të re të grupit të Rithemelimit I cili ka njoftuar mbajtjen e kongresit më 2 dhjetor
Arbër Hitaj: A do flitet për logo e re?
Nuk do të ketë diskutime të tilla. PD është kjo që është. Nuk kemi pse të krijojmë logo të reja” tha Luan Baçi duke bërë edhe një herë thirrje për bashkim të demokratëve.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4937
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha më sulmon
9 Janar, 20:51
-
SPAK thirri vajzën e Berishës/ Juristi Kara: Karma po i kthehet mbrapsht! Argita 'non grata' e turpi i universitetit
9 Janar, 20:26
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51
-
Ylli Pata: Distanca higjenike që ka krijuar 'regjimi' i SPAK
9 Janar, 19:24
-
‘Bashkëjeton me Alibeajn’, zbardhet letra ku Xhaferllari kërkonte dorëheqjen nga çështja e Berishës e Malltezit: Aludime, por reputacioni i Kushtetueses duhet të prevalojë
9 Janar, 19:18
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Carlo Bollino: Berisha si "kafshë politike" e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve
9 Janar, 16:33
-
Alban Daci: Qëndrimi im politik sot ndaj PD!
9 Janar, 16:14
-
8 janari, Denis Dyrnjaja: Demokratët lëpinë atë që kanë pështyrë! Janë produkte të Berishës, çojnë kallëzime në SPAK, pastaj i thonë 'organizatë kriminale'
9 Janar, 14:26
-
Berisha i shkon Ervin Salianjit në burg i çon librin e Franc Kafkës: Takova deputetin e dënuar se i shërbeu vendit
9 Janar, 13:16