TIRANË - Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë e ish zv/drejtorit të Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj të ngritur pak kohë më parë për shpifje, ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Saimir Tahiri, i cili sot mban edhe postin e Ministrit të Brendshëm.
Vendimi është dhënë nga gjykatësja, Fatime Deçolli e cila e ka vlerësuar padinë si të pabazuar në fakte e prova. Më 15 shator të dy viteve më parë Kuliçaj, depozitoi padinë, ku kërkonte një dëmshpërblim pasuror për akuzat e bëra nga Tahiri, duke i konsideruar ato shpifje ndërsa pas 24 seancave gjykata, vendosi ta rrëzojë padinë e ish-numrit dy të Policisë së Shtetit.
Ndërsa avokati mbrojtës i Tahirit, Plarent Ndreca tha se, vendimi i gjykatës ishte një drejtësi e vënë në vend dhe pse me vonesë, pasi sipas Ndrecës padia ishte krejtësisht abusive, e pavend dhe e bërë asokohe nga pushteti për të bërë presion ndaj të vërtetave të hidhura që rëndonin mbi ish qeverinë Berisha dhe kastës së korruptuar të pushtetarëve.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com