TIRANE- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sot kërkesë padinë për shpifje të familjarëve të Malltezit sipas të cilës ata kërkonin 100 milionë lekë dëmshpërblim. Jamarbër Malltezi (dhëndri i Ish-Kryeminstrit Sali Berisha) pretendonte këtë dëmshpërblim ndaj deklaratave të deputetit Taulant Balla, për privatizimin e pronave të Sport Klub Partizanit, pretendim i cili është hedhur poshtë nga Gjykata e Tiranës.
Sipas deputetit Socialist Taulant Balla, ky vendim i hap rrugë hetimit të plotë mbi privatizimin e Sport Klub Partizanit, ndërsa i ka bërë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të fillojë menjëherë hetimin për këtë çështje.
“Vendimi i gjykatës i hap rrugën një hetimi të plotë të privatizimit të Sport Klub Partizanit dhe të pronave të tjera të ushtrisë shqiptare të shitura me vlera qesharake. I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të fillojë menjëherë hetimin për këtë çështje. Provat tona, të cilat ia paraqitëm Gjykatës, janë të plota dhe tregojnë qartë abuzimet”, tha Taulant Balla.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com