Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sot kërkesën e Universitetit “Vitrina” për pezullimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave i cili parashikon heqjen e licensës së këtij institucioni duke mbajtur në fuqi ende vendimin e ministrisë që për pezullimin e këtij institucioni.
VKM sipas gjykatës është një akt i nxjerrë bazuar në zbatim të kushtetutës dhe ligjit të Arsimit të Lartë dhe për këtë arsye pretendimi i “Vitrinës” është i pabazë.
Me këtë vendim gjykata legjitimon vendimin e Ministrisë së Arsimit për të mbyllur universitetin “Vitrina”, pasi sikurse thuhej në vendimin e ministrisë ky institucion nuk i plotëson kushtet për të vijuar aktivitetin.
“Vitrina” kishte kërkuar që të shfuqizohej VKM e cila vendoste për mbylljen e këtij institucioni, dhe të vijonte sërish aktivitetin njësoj si më parë.
Edhe më parë Gjykata ishte shprehur kundër kërkesës së "Vitrinës" për rikthimin e licensës.
PDF - Ja vendimi i Këshillit të Ministrave
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
VKM sipas gjykatës është një akt i nxjerrë bazuar në zbatim të kushtetutës dhe ligjit të Arsimit të Lartë dhe për këtë arsye pretendimi i “Vitrinës” është i pabazë.
Me këtë vendim gjykata legjitimon vendimin e Ministrisë së Arsimit për të mbyllur universitetin “Vitrina”, pasi sikurse thuhej në vendimin e ministrisë ky institucion nuk i plotëson kushtet për të vijuar aktivitetin.
“Vitrina” kishte kërkuar që të shfuqizohej VKM e cila vendoste për mbylljen e këtij institucioni, dhe të vijonte sërish aktivitetin njësoj si më parë.
Edhe më parë Gjykata ishte shprehur kundër kërkesës së "Vitrinës" për rikthimin e licensës.
PDF - Ja vendimi i Këshillit të MinistraveRedaksia online
(f.m/shqiptarja.com)











