KORCE- Gjykata e Korçës ka shtyrë vendimin për 19 gardianët e burgut të Sigurisë së Lartë në Drenovë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Akuzat për 19 gardianët vijnë pas arratisjes së 7 të burgosurve të dënuar për vepra të ndryshme penale nga burgu i Drenovës në nëntor të 2013.
Në seancë mbrojtja ka bërë të mundur paraqitjen e konkluzioneve për një pjesë prej të pandehurve të cilët kanë kërkuar pafajësinë.
Sipas mbrojtjes, Prokuroria ka bërë diferencime tek punonjësit e burgut duke abuzuar rëndë me dënimin e kërkuar ndërsa nga ana tjetër kanë kërkuar pafajësinë e klientëve të tyre nga trupi gjykues.
Pas një seance që zgjati rreth 3 orë janë dhënë edhe dëshmi nga punonjësit e burgut sipas të cilëve nuk pranojnë akuzat e Prokurorisë duke shpjeguar edhe procedurat e pozicionit të punës që ata ushtronin.
Të 19 gardianët para trupit gjykues nuk kanë pranuar akuzat, si dhe kanë kërkuar pafajësinë.
Ndërkaq, vendimi për 19 gardianët do të jepet nga Gjykata më 19 mars.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com